• |
ide | kryesore

Video/ Broja goli i tretë në dy ndeshje me Chelsea për të bindur Tuchel

-Instant, Sport, Video



Armando Broja, sulmuesi i të tashmes e të ardhmes kuqezi, po kalon një formë të shkëlqyer natyrisht me objektivin të fitojë bindjen e Tuchel për të qendruar në Londër e ti luajë shanset më të mëdhenjtë. Në Londër, Broja ka shënuar golin e tretë në daljet verore, kur Chelsea arriti të fitojë me përmbysje 2-1 kundër Bournemouth në ndeshjen e dytë të pre-sezonit.

Edhe pse Thomas Tuchel ka nxjerrë në fushë jo më pak se 22 lojtarë një ndër të cilët si zëvendësues edhe shqiptarin, ai ka qenë vendimtar për të barazuar golin e avantazhit provizor të Marcondes. Shqiptari ka kontrolluar dhe shënuar brenda zonës në minutën e 72, ndërsa Ugbo kompletoi suksesin katër minuta më pas. Pas një sezoni në huazim te Vitesse, tani shkodrani shpreson shumë të qendrojë në Stamford Bridge dhe ndoshta kjo është mënyra e duhur për tia dalë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *