• |
ide | kryesore

Vranë me sende të forta kryefamiljarin në Klos, dërgohen në spitalin psikiatrik nënë e bijë

Arkiva, Lajme, Të fundit



51-vjeçarja Mine Lezi dhe 21-vjeçarja Aida Lezi, nënë e bijë të cilat dyshohet se kanë vrarë me sende të forta 47-vjeçarin Ylber Lezi, janë dërguar në spital psikiatrik.

Gjykata e Matit vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë në seancën e masës së sigurisë të mbajtur këtë të mërkurë, për t’i dërguar për kurim.

Fillimisht ata do t’i nënshtrohen edhe ekzaminimeve gjinekologjike në spitalin Rajonal të Dibrës e më pas do të transportohen në një nga spitalet psikiatrike të vendit tonë. Mbrëmjen e së dielës dyshohet se pas një konflikti, nënë e bijë dyshohet se kanë goditur me mjete të forta kryefamiljarin Ylber Lezi, i cili humbi jetën në vend.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *