• |
ide | kryesore

Zjarr në Tragjas, digjet një sipërfaqe me shkurre dhe pemë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një vatër zjarri është aktivizuar sërish në zonën e Tragjasit në Vlorë, duke shkaktuar djegien e një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe pemë. Vatrat ishte vënë në kontroll nga forcat e zjarrfikësve dhe banorëve, por është riaktivizuar për shkak të temperaturave të larta dhe erës në zonë.

Duket se zjarret nuk do ta lenë të qetë zonën e Vlorës këtë sezon veror, ku vetëm para pak ditësh një vatër zjarri dogji një sipërfaqe të madhe me pemë e shkurre në Dukat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *