• |
ide | kryesore

Zjarri në Greqi, procedohet penalisht bletari shqiptar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një bletar 64-vjeçar me origjinë shqiptare është proceduar penalisht nga policia greke si i dyshuar kryesor për zjarrin që dëmtoi shtëpi dhe një kodër të tërë, dje në Stamata, Rodopoli dhe Dionysos të Greqisë. Hetuesit nga departamenti i zjarrvënies së Brigadës së Zjarrfikësve ngritën një çështje kundër bletarit për zjarrvënie. Sipas informacionit nga Departamenti i Zjarrfikësve, i arrestuari do të dërgohet sot në prokurori me akuzën e zjarrvënies. Bletari shqiptar rezulton se ka koshere bletësh në kodrën mbi varrezat e Stamata, nga ku filloi edhe zjarri.

Ndërkohë, katër personat që ishin shoqëruara në polici, si të dyshuar për zjarrvënie u lanë të lirë .

Autoritetet e Sigurisë e konsideruan skenarin e zjarrvënies si të qëllimshme dhe kriminale që në fillim dhe për këtë ata vazhduan të hetuan katër personat, megjithatë autoritetet nuk përjashtuan mundësinë që, zjarri të ishte ndezur nga një bletar që po përgatiste tym për bletët e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *