• |
ide | kryesore

Basha: Shqiptarëve në Luginën e Preshevës po u bëhet spastrim etnik, Tirana hesht

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas takimit me kreun e Komunës së Bujanovcit Nagip Arifi, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se shqiptarët në Luginën e Preshevës në Shqipëri po përballen me spastrim etnik. Basha u shpreh se BE dhe SHBA duhet të bëjnë gjithçka që është e mundur për të ndalur këtë spastrim.

“Do të veçoja si problem themelor spastrimin etnik që po i bëhet kësaj komune. Ky është një proces diskriminues në shkelje të Kushtetutës dhe në kuadër të dokumenteve të bashkëpunimit. PD dënon me forcë dhe u kërkon autoriteteve serbe të ndalin këtë praktikë të paligjshme.

I bëjmë thirrje BE dhe SHBA të bëjnë gjithçka për të ndalur këtë spastrim etnik që po ndodh prej vitesh. Mbi 2000 qytetarë të kësaj komune kanë humbur të drejtën e rezidencës dhe të drejtave të tjera që burojnë nga regjistrimi i ligjshëm si banorë të kësaj komune. Nga njëra anë trumbetohet lëvizja e lirë dhe klima e bashkëpunimit dhe ana tjetër goditen shqiptarët”, u shpreh Basha

Kreu i PD theksoi se Tirana po e kalon në heshtje këtë situatë, duke ironizuar edhe takimin e kryeministrit Edi Rama me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.

“E gjithë zona e luginës së Presheves ka vetëm një institucion shëndetësor. Nuk ka një mjek të vetëm shqiptar. Ka pengesa për studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme për të mësuar në gjuhën e tyre amtare. Të rinjve dhe të rejave nuk u njihen diplomat. Përkundër kësaj situate dhe sfidave të qytetarë ka heshtje dhe mosveprim nga qeveria e Tiranës. Disa fish më shumë para janë shpenzuar për ngjarje vanitoze. Kjo është në kundërshtim flagrant me vizionin dhe vlerat tona.

PD dhe unë do bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund kësaj neglizhence dhe për t’i dhënë mbështetjen e nevojshme politike shqiptarëve dhe Luginës së Preshevës. U shpreh mirënjohjen time zotit Arifi dhe drejtuesve të tjerë lokal në Luginën e Preshevës. Nuk e di sa kohë i ka kushtuar Edi Rama këtij problemi kur flet me mikun e tij Vuçiç, por në qoftë se i ka kushtuar pak kohë e ka mbajtur të fshehtë mjaft mirë”, deklaroi Basha.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *