• |
ide | kryesore

Bota mbetet pa resurse natyrore në mes të vitit, emrat e shteteve që i shkakojnë më tepër dëme mjedisit

-Instant, Kryesore



Ndërsa burimet natyrore tokësore kanë një kufi të prekshëm, njerëzimi kërkon të tejkalojë këto kapacitete, duke u treguar veçanërisht më tekanjoz dhe i pangopur në vendet e zhvilluara dhe të fuqishme financiarisht.

Deri ditën e nesërme njerëzit do t’i kenë konsumuar të gjithë burimet natyrore me të cilat Toka është në gjendje t’i furnizojë në mënyrë të qëndrueshme për vitin 2021, ndërsa mbeten edhe 5 muaj nga fundi i këtij viti.

“Dita e Shterimit të Resurseve Tokësore” shënon nisjen e “deficitit ekologjik” të ekonomisë globale thonë aktivistët. Njerëzimi aktualisht përdor 74% më shumë burime nga ato që ekosistemet e planetit mund të rigjenerojnë çdo vit.

Në vitin 2020 “Dita e Shterimit të Resurseve Tokësore” u zhvendos më 22 gusht, pas një rënie të emetimeve të karbonit, ndërsa bota u mbyll prej pandemisë së COVID-19.

“Global Footprint Network” është organizata jofitimprurëse ndërkombëtare që llogarit buxhetin tonë vjetor ekologjik dhe datën në të cilën ne e tejkalojmë atë. Kjo agjensi thotë se “gjurma ekologjike”,u rrit me 6.6% gjatë vitit të kaluar me lehtësimin e kufizimeve anti-COVID.

Një analizë e botuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë në fillim të marsit zbuloi se,ndërsa emetimet ranë përgjithësisht në vitin 2020, ato filluan të rriteshin në mënyrë të qëndrueshme gjatë gjysmës së dytë të vitit, teksa vendet e morën veten nga pandemia. Deri në dhjetor, emetimet ishin 2% më të larta se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

“Global Footprint Network” shtoi se ka pasur një rënie prej 0.5 përqind në biokapacitetin global të pyjeve që nga viti 2020, për shkak të rritjes së shpejtë të shpyllëzimit të pyjeve tropikale të Amazonës. Vetëm në Brazil, 1.1 milion hektarë pyje u zhdukën në vitin 2020.

Pjesë të rëndësishme të Amazonës kanë filluar të lëshojnë më shumë dioksid karboni sesa thithin, konfirmojnë shkencëtarët. Pylli kishte qenë më parë një lavaman karboni, duke thithur emetime që nxisin krizën klimatike, tani po e përshpejton atë, thanë studiuesit nga Instituti Kombëtar për Kërkime Hapësinore në Brazil.

Përpara konferencës klimatike COP26, e cila pritet të mbahet në Glasgow këtë vit, këshilltarja e Këshillit të Qytetit të Glasgow Susan Aitken tha: “Le të jetë “Dita e Shterimit të Resurseve Tokësore” thirrja jonë për t’u hedhur në sulm kundër asaj që po ndodh në botë”.

“Në nëntor sytë e botës do të jenë në Glasgow. Samiti i klimës duhet të marrë vendimet që do t’i japin planetit tonë një të ardhme më të sigurt dhe më të qëndrueshme. Ne kemi mundësinë këtu, në Glasgow, për t’i treguar botës se çfarë po bëjmë, duke u bashkuar si një qytet për të dëshmuar ndryshimin e vërtetë, për t’iu përgjigjur klimës dhe emergjencës ekologjike”, u shpreh Susan Aitken.

Sipas “Global Footprint Network” vendet e pasura po udhëheqin rrugën e mbipërdorimit të burimeve. Prej një përllogaritjeje të tyre, nëse të gjithë do të jetonin si në SHBA “Dita e Shterimit të Resurseve Tokësore” do të binte në 14 Mars. Dhe nëse të gjithë do të jetonin si Mbretëria e Bashkuar, ditë do përkonte me datën 19 maj.

Ndërkohë, nëse njerëzimi do të jetonte si në Indonezi, kjo ditë do të zbriste vetëm disa javë para fundit të vitit, më 18 dhjetor.

Lapsi.al përktheu nga ©The Independent

 

 

 

 



1 Comment

  1. . Pas 17 majit 2017, njerzit e afert te Bashes moren demshperblim 15 milione euro per nje kulle te shembur nga qeveria Rama ne Ujin e Ftohte ne Vlore. Pas 25 prillit 2021, ne media qarkullojne lajme per pjesemarrjen e nje firme te kunatit te Bashes ne skemen 2 miliard euro te ndertimit te portit turistik te Durresit. Nderkohe, qarkullojne edhe zera ne hollet e hoteleve per interesa te kryqezuara me “oligarke” te te dyja kraheve…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *