• |
ide | kryesore

Djegia e plehrave në Fier, PD: Mafia e inceneratorëve po shkakton një dëm katastrofik për shëndetin e qytetarëve (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar në lidhje me situatën e djegies së mbeturinave në Fier. Sipas Alibeaj kjo është një katastrofë mjedisore autorët e së cilës PD i ka denoncuar në SPAK. Ai i kërkon drejtësisë të veprojë pasa se të jetë vonë pasi është një dëm katastrofik për shëndetin e qytetarëve, për ambjentin dhe për ekonominë.

“Ndërsa mafia e inceneratorëve shkrumbon vetëm paratë e taksave të shqiptarëve, plehrat digjen në qiell të hapur duke dëmtuar rëndë shëndetin e qytetarëve të Fierit! Kjo katastrofë mjedisore ka emra dhe mbiemra, Partia Demokratike i ka denoncuar ata në SPAK, gënjeshtrat e tyre për të mbuluar korrupsionin miliona eurosh janë publike. Është koha që drejtësia të veprojë, sepse çdo vonesë është është një dëm katastrofik për shëndetin e qytetarëve, për ambjentin dhe për ekonominë”- shkruan Alibeaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *