• |
ide | kryesore

GJKKO i rrëzoi kërkesën, ish-drejtori i Policisë së Vlorës kërkon lirinë në Apelin e Posaçëm

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy ditë pasi Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i refuzoi kërkesën për lehtësimin e masës së sigurisë ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Cela, kërkon lirinë në Apelin e Posaçëm. Çela ka ankimuar vendimin e Shkallës së Parë, që refuzoi lirimin e tij nga qelia. Ai kërkoi zbutje të masës së sigurisë “arrest në burg” me arsyetimin e skadimin e afatit kohor të shqyrtimit të çështjes së tij në Gjykatën e Apelit.

Aktualisht Çela po vuan një dënim me 3 vjet e 4 muaj burg dhënë nga Gjykata për Krimet e Rënda për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Ai ishte i bashkëpandehur në të njëjtin proces me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *