• |
ide | kryesore

Goditet në kokë me çekiç gjatë stërvitjes: humb jetën atletja 19 vjeçare kubaneze

-Instant, Sport



19-vjeçarja kubane, Amerna Osorio, atlete e hedhjes së çekiçit humbi jetën nga dëmtimet e marra në kokë, të pësuara në muajin prill në një aksident gjatë stërvitjes kur ajo u godit në kokë nga një çekiç i hedhur. E katërta në Lojërat Olimpike Rinore 2018 në Buenos Aires dhe medalje e bronxtë në Kampionatet Pan Amerikane nën 20 vjeç dy vjet më parë në hedhjen e çekiçit, lajmin për vdekjen e saj e ka dhënë presidenti i Institutit Kombëtar të Sporteve të Kubës, Osvaldo Vento: “Ne e ndajmë këtë dhimbje të padurueshme me familjen e saj”.

Vdekja e Alegna Osorio gjithashtu bëri jehonë edhe në Tokio ku atletja amerikane Gwen Berry e impenjuar në Lojërat Olimpike i kushtoi asaj një kujtim. “Një mendim dashurie për familjen e saj në këtë moment të vështirë. E gjitha kjo është kaq e trishtë”, shkruajti në Twitter atletja amerikane, medalje ari në hedhjen e çekiçit në Pan-Amerikan 2019 me 74.62 metra.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *