• |
ide | kryesore

Greqia në emergjencë nga zjarret, evakuohen mijëra banorë në Patras

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shumë rajone të Greqisë prej ditësh janë përfshirë nga temperatura të larta që kanë shkaktuar vatra të shumta zjarri. Patras është zona më e prekur ku mijëra banorë janë evakuar. Tridhjetë zjarrfikës po veprojnë në vendngjarje me nëntë automjete, ndërsa katër avionë dhe dy helikopterë po ndihmojnë nga ajri. Policia ka urdhër për të evakuuar banorët nga shtëpitë e tyre në rrugët Artemisiou dhe Diodorou, ndërsa vendbanimi Velvitsi në zonën Mandilo është evakuuar gjithashtu. Policia ka ndaluar trafikun në Panepistimiou deri në rrugën Theofrastou.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *