• |
ide | kryesore

I biri i Abramovich në Milano: 130 milionë euro në tavolinën e Inter për Lukakun

-Instant, Sport



Chelsea po kërkon një qendërsulmues e pasi provuan për Kane dhe Haaland pa sukses, tani po përpiqen ti rrëmbejnë Inter Romelu Lukakun. Roman Abramovich, shkruan Corriere della Sera, ka dërguar djalin e tij në Milano për të testuar situatën e sulmuesit: një ofertë prej 100 milion eurosh është gati, por blutë mund të shkojnë deri në 130. Belgu, megjithatë, tashmë e ka bërë tashmë të ditur se dëshiron të qëndrojë te Inter.

Edhe para se të arrinte të formulonte ofertën për Marotta e Ausilion, klubit anglez iu desh të përplaset me murin e ngritur nga vetë Lukaku, i lumtur në Milano dhe sidoqoftë pak i bindur për tu kthyer në Angli, pavarësisht një oferte prej 10 milionë eurosh në vit (kundrejt 7.5 të garantuara nga Inter).

Klubi zikaltër nuk ka ndërmend të privohet nga lideri i tij dhe tashmë e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të shesë titullarë të tjerë pas Hakimit, edhe pse është logjike që, në një situatë si ajo aktuale, një propozim – për momentin ende në letër – që tejkalon 100 milionë mund të çojë në një arsyetim krejt tjetër. Edhe pse pastaj duhet kërkuar një zëvendësues, mbi të cilin investimi duhet të jetë i fortë, për shembull Zapata kushton jo më pak se 70 milionë, gjithnjë nëse Inter nuk ndryshon plotësisht strategjinë duke trokitur në derën e Sassuolos për Raspadorin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *