• |
ide | kryesore

Konflikti për pronën merr një jetë në Lushnje, kushërinjtë qëllohen me çifte

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një person ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur pas një konflikti për motive pronësie në Lushnje. Vëllezërit A. H dhe K. H. dyshohet se kanë qëlluar me çifte kushërinjtë e parë dhe për këtë arsye kanë mbetur të plagosur Sh. H., 65 vjeç, dy djemtë e tij L. H dhe E. H, 31 vjeç si edhe ka ndërruar jetë djali tjetër R. H, 30 vjeç.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe kanë shpallur në kërkim autorët e dyshuar, shtetasit A. H dhe K. H., 33 vjeç(vëllezër), ku vijon puna intensive për kapjen e tyre. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *