• |
ide | kryesore

Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi: SPAK nuk ka verifikuar asgjë në Bashki, janë spekulime të medias

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pak ditë më parë, kreu i SPAK, Arben Kraja i tha Birn (lexo ketu) se do të verifikonte akuzat e bëra nga deputeti Petro Koçi për kapjen e financave publike të Fierit nga duart e krimit. Duke marrë të mirëqënë këtë deklaratë, u raportua se prokurorët e SPAK do të ishin drejtuar për verifikim në zyrat e institucioneve shtetërore, përfshirë edhe Bashkinë e Fierit.

Por sot, kryebashkiaku i këtij qyteti Armando Subashi zbuloi se kjo nuk ishte e vërtetë. Subashi i quajti spekulime mediatike faktin se prokurorët e SPAK kanë verifikuar ndonjë dokument në zyrat e bashkisë, duke drejtuar gishtin tek mediat.

“Ndaj meje? Ndaj meje? Këtu je duke abuzuar. Nuk i bën dot këtë diversione me PS. Në asnjë momente në deklaratat e Koçit nuk është bërë asnjë sinuatë me bashkinë. Ne nuk jemi kundër edhe ne i mbështesim. Ku ka shkelje secili duhet të mbajë përgjegjësitë e veta. Por meqë ma bërë këtë pyetje pa dyshim që për mua ka qenë spekulim i pastër i shumë mediave. Me dashje apo dashje janë munduar të shtrembërojnë një shqetësim dhe ta kanalizojnë drejt bashkisë. Duke vendosur një deputet kundër kryetarit të Bashkisë ky është një lajm. SPAK nuk ka qenë në bashkinë e Fierit. Ky është një lajm i rremë. Çdo institucion është i hapur për çdo hetim për çdo gjë që organet ligjzbatuese mund ta hetojnë. Fakti që një institucion shkon për të bërë hetim nuk është fundi i botës. Përkundrazi është shumë mirë”, deklaroi Subashi.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *