• |
ide | kryesore

Minishengen pa Kosovën/ Vuçiç i ekzaltuar: Nga Beogradi deri në Tiranë, askush s’do t’ju ndalë!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, në “Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal” që po mbahet në Shkup, e ka quajtur historike nismën mes shtetit të tij, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për tregti të lirë.


Ai ka thënë se së shpejti qytetarët e këtyre tri shteteve do të mund të lëvizin pa i ndalë askush që nga Beogradi në Tiranë dhe anasjelltas, duke mos përmendur fare Kosovën këtu.


“Nëse do të mund t’i tejkalojmë të gjitha dobësitë e administratës tonë dhe nëse mund të bëjmë këtë, më 1 janar të vitit 2023 ne më nuk do të kemi kufij në vendet tona. Gjithsesi kalimet kufitare do të ekzistojnë, por nuk do të ekzistojnë për qytetarët tonë. Thjesht, nga Beogradi do të niseni deri në Tiranë dhe askush s’do t’iu ndalë dhe e kundërta. Askush s’do pyesë asgjë dhe s’do t’iu ndalë dhe me këtë e rrisim edhe sigurinë e qytetarëve tonë. Kur të hyjmë në këtë sistem do të dimë se kush janë ata që janë marrë me krim të organizuar dhe me aktivitete ilegale dhe të tria vendet do të mund të reagojnë bashkë kundër këtyre proceseve. Kur e nisëm këtë nismë, neve të treve na është dukur se është diçka që është për të mirën tonë, për të ardhmen dhe do të ndryshojë gjërat në Ballkan. Për të gjitha gjërat që shumë lehtë i gjenim mangësi njëri-tjetrit dhe me lehtësi gjenim aryse për mosmarrëveshje të ndërsjella”

Ndërkaq Serbia dhe Shqipëria kurrë nuk kanë qenë në marrëdhënie aq të afërta dhe të gjithë kishim probleme të ndryshme. Megjithatë, vendosëm se si nga fokusi nga e kaluara të kthehemi nga e ardhmja dhe të mendojmë për atë se kemi dhe duhet t’i lëmë diçka atyre që vijnë pas nesh, fëmijëve tonë. Në dy vitet e kaluara kemi zhvilluar një besim të sinqertë mes nesh në kuptim të zhvillimit të marrëdhënieve në rajon më qasje drejt BE-së dhe botës. Nuk jemi as torollakë as naivë që të mendojmë se dikush do të punojë në favor të vendeve tona”.

Vuçiq tha se shumë lehtësisht u morën vesh me kryeministrin shqiptar dhe atë maqedonas për të vënë nënshkrime në marrëveshje të caktuara.

“Ky besim është i rëndësishëm dhe ky ka ndodhur. Ne kemi vende të pavarura dhe sovrane, prandaj për ne s’ekzistojnë kufijtë. Meqë nuk ka ndalesë nëpër vende, thjesht s’ndaleni në kufi”, njofton klankosova

Presidenti serb para të pranishmëve bëri thirrje që e kaluara mes vendeve të lihet prapa dhe të shikohet drejt së ardhmes, duke potencuar se prapë se prapë ka dallime të mëdha në mes tyre.

Po ashtu, Vuçiq tha se ata që e kundërshtojnë nismën e tri vendeve mendojnë për interesa të tyre partiake dhe jo për të ardhmen e qytetarëve të rëndomtë.

“Do të kemi oponentë ndaj do të hulumtojnë për teori konspiracioni dhe që mendojnë veç për zgjedhjet e ardhshme dhe jo për të ardhmen afatgjate”.

Vuçiq tha se në Serbi ka mungesë të investimeve të huaja edhe për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, prandaj thotë se përmes kësaj nisme synon që fuqia punëtore të përdoret bashkërisht në fabrikat që mund të hapen në Vranje, Kukës apo Kumanovë.

18 Comments

  1. Qesh mire kush qesh i fundit Vuco.Mos e bej fat te kryer se ju te tre,e bete levizjen tuaj,por tani do kete levizje te tjera, qofte e prapaskene qofte ne publik hajt VUco jpi azil ketij Arumunit,se te ka sherbyer gjithe keto vite

  2. Shqiperia kthehet në portë mesdherare për Serbinë. Kështu tradhtojmë interesat kombëtare. Në radhë të parë Kosovën dhe partnerë gjeopolotikë në rajon si Kroacia dhe Mali i Zi.

    1. Po pra. Mali i zi nje vend me vetem 600 000 banore, 35% e tyre serbe, dhe nuk u dha port. Kurse ne Shqiperi ska serbe, pervec nje grushti te vogel shiturish tek serbet,dhe Edi Rama do i japi port

      1. si thua ne fund te muajit te kesh 50 euro me shume me xhep e ne vit 600 Euro? Nuk ta merr njeri portin, ai paguhet ne tarifa dhe levizja e lire e mallrave eshte firmosur nga berisha qe ne 2000 (CEFTA). Nga Shqiperia ne Serbi levizet me ID card qe ne 2011..Mos rrih uje ne havan e mendohu per paret e bukes ..Leje gjeostrategjine se e ben dikush tjeter..

    2. Nuk ka probleme serbia per port. Tarifat portuale jane te gjitha te krahasueshme. entiteti portual eshte teorikusht i pavarur dhe duhte te marre sa me shudme trafik qe te dale me fitim…Mentaliteti uy eshte si ne kohen e zogut. Thirri menjes se ke ngel 50 vite mrapa!

  3. Mos merremi me nacionalizma pa buke. Nese kjo do sherbeje per mireqenien e te gjithe vendeve dhe integrimin, nuk ka asgje te keqe. Ne fund te fundit edhe kosovaret 60% te tregtise me Serbine e bejne.nuk kane pse te cirren tani per atdhe e per komb. Leni budallalliqet qe na kane treguar per vite e mos te behenni rob te propagandes..ndryshe do na mysi bangladeshi!

    1. Po mire leri keto propaganda qe spine uje se nuk je para patrozhanisteve ketu,dhe me kthe pergjigje. Kosova ka qene 100 vite nen pushtetin serb, e shkeputur nga Shqiperia jo vetem territorialisht por edhe pa komunikim fare(deri sa ra komunizmi),rrethuar pothuajse nga te gjitha anet me shtete sllave, pro-serbe,atehere cfare te bente, te refuzonte produktet serbe dhe te vdiste urie? Me vone jane marre shume fushata kunder mallrave serbe, kemi rrezuar kamionet,kemi bllokuar kufirin, dhe shume levizje te tjera perfshi te famshen “DUaje tenden, blej SHqip, Bojkoto produktet serbe”.Me vone i vume takse, dhe u detyruam per here te pare ti dalim kunder sponsoirt te pavaresise, miqve amerikane,aq sa u vete rrezuan dy qeveri vetem e vetem qe mos ta hiqnin taksen ndaj produkteve serbe. Cfare te beje me shume Kosova qe po e perdorni kaq shpesh kete propagande? Po te kalojme pak tek Edi Rama yt. A i ndaloi ai produktete serbe ne Shqiperi, megjithese vend detar dhe ka alternativa tregetie shume me te shumta? Jo, perkudnrazi i shtoi. Kur Kosova i bllokoi mallrat serb, pse Edi Rama nuk e zhvilloi bujqesine dhe ti rriste eksportet e Shqiperise drejt Kosoves?Jo qe nuk beri, por e shkaterroie dhe me shume bujqesine dhe fermeret, dhe me levizjen e Minishengenit, u jep goditjen e fundit. Po tjetrea, meqe Edi Rama ka leshuar militantet e tij dhe na ben moral qe Kosova blen produkte serbe, na thuaj pak pse Edi Rama i bente thirrje Ramushit t’ua hiqte taksen serbeve. Ketyre pyetjeve mu pergjigje e leri propagandat boshe

      1. Propagande po ben ti! Te gjithe ato qe the me siper jane propagande per pune xhelozie pa sens. Tregtia e lire eshte zgjidhja e vetme per me shume fitim me shume bashkepunim dhe me shume paqe. Turizmi ne Shqiperi do zhvillohet me shume. Nese nje sektor eshte i pazhvilluar atehere do marre me shume investime ne tregun e lire..Ti ke mentalitet komunist dhe mendon se ne shqipetaret do sakrifikojme buken dhe lirine tone per nacionalizma pa sens.. patronazhist mund te behesh ti me kete mentalitet militant. Une jam njeri i lire ne toke te lire…hajde mbushu tani

    2. Po cfare mireqenie do sjelli Minishengeni more a je ne vete? Do permbytet tregu shqiptar me produkte serbe, qe do te thote falimentim i fermereve dhe gjithe bizneseve te vegjel, qe dmth vazhdim i ikjes se shqiptareve nga Shqiperia dhe shtim gjithmone e me shume i ardhjes se sirianeve, ruseve, serbeve.qe do te thoe pas disa vitesh ata pak pleq shqiptar qe do mbeten do jene dhe ne rrezik nga bandat plackitese(kesaj radhe bandat e sherbimit sekret serb). Turizmi do zhvillohet, por jo turizmi shqiptar.Serbia do marre tokat me te mria ne bregdet, do ndertoje resurse 5 yjesh,dhe jo vetem turistet serbe qe do ikin aty dhe jo tek hotelet shqiptare, por edhe turistet e tjere te huaj do zgjedhin nje infrastrukture te re moderne(pra serbe) dhe jo shqiptare. Pra edhe vete turizmi do shkaterrohet.. Mos te flasim pastaj per te keqen me te madhe qe sjell Minishengeni ne Shqiperi: mbushjen me ajente serbe, shtimin e serbofileve, antikosovareve, shtimin e martesave me serbe,e qe dmth prishje e rraces Shqiptare. Pra dem qe do ndihet gjithmone e me shume,e dhe pas 100 vitesh, E shikon Edi Ramen,? Nje perqindje arumuni ka si origjine, dhe megjithese e kemi mbytur me pushtet prej 23 vitesh dhe prape nuk ndihet shqiptar dhe zgjedh Serbine para Kosoves. Po neser bijte e martesave te perziera serbo-shqiptare si mendon ti,do ndihen shqiptare?DO na duket lule edhe Edi rama atehere, ne krahasim me gjysme serbet qe do lindin

      1. Produktetserbe jane prezente sipas marreveshjes CEFTA e nenshkruar qe ne fillim te viteve 2000 nga Berisha dhe ka bere shume mire. Shko ne kosove se hane gjithe diten biskota serbie Plazma..e tregtine me ta e bejne

  4. ja pafshi hajrin ksaj pune

    s’eshte thare akoma gjaku

    ai qe harron gjakun e derdhur, s’ben dot kurre perpara, as psikologjisht, as fizikisht

    doni prove?

    shqiptaret e shqiperise, harroi gjakun e derdhur prej komunizmit nen “jemi te gjithe vellezer”

    e shifni sa bukur po shkon shoqeria shqiptare

    pttuuu, felliqesira, hijena

  5. Ruso Serbi Edvin tradhetari me urdherat e Soros po bejn te pamunduren per te shitur Shqiperin.Detin e shiti tradhetari, tashi mundohet te shesi dhe Kosoven, kombi Shqipetare ore i dhjere , familje e degjeneruar vertet reagon me vones por dije se kur te te vije radha do percellohesh si mineral bakri.

  6. Mbajnë ere e rende tradhetie marveshjet me grekun si me serbine te bera nga oficeri i sorosit ne tirane. Qellimi final sorosian eshte shperngulja e popullsise shqipetare nga trojet e tyre dhe zvendesimi me bangladeshas qe duan buke e uje dhe nje çati mos i zere shiu. Kerkese llogatie e drejtesi të mos bëhet kurrë se zullumi ishtë bërë i madh.

  7. QR, endrren e Shqiptareve “Drejt Europes” , Paulini e shnderroi ” Drejt Serbise e FYROMIT”. O robqir Ramazan, ca po i ben Shqiprise o gerdalle muti.

  8. Ska asi gjete keqe po he. Hapni syte behuni utilitre mjaft me patriotizma provinciale. Sot boten e leviz parja jo ciftelia patriotike

    1. Se paret nga Irani, Korea etj i shkojne rusise.. Shih sesi sillet me arabine saudite e qatar qe boterisht dihet qe po financojne terrorizmin..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu