• |
ide | kryesore

Pa kufij me Serbinë në 2023/ Rama humor me Vuçiçin për Kosovën

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Refuzimet që erdhën nga Kosova për idenë e Minishengenit Ballkanik nuk e kanë cënuar sintoninë e Edi Ramës me shtetin serb. Në lindje të idesë, që mori formë për herë të parë në Novi Sad pati një ftesë të hapur verbale për Kosovën, por politikanët kosovarë e refuzuan në bllok, pa asnjë përjashtim, që nga Thaçi, Haradinaj, Mustafa e më pas Kurti.


Në mes të politikanëve të tjerë sllavë dhe i refuzuar periodikisht nga politikanët e Kosovës, Rama fillimisht u shfaq i frustruar. Një nga momentet kur shfaqi nervozizmin për situatën ku gjendej, ishte në takimin e minishengenit në Tiranë, kur shpërtheu në sharje dhe ofendime ndaj liderëve të Kosovës.


Lexo edhe: Mini Shengeni/ Rama godet Kosovën në sy liderëve ballkanikë

Por që atëherë kanë kaluar dy vjet. Tanimë Kosova jo vetëm nuk përbën problem në marrëdhënien me Serbinë, por i shërben për humor dhe batuta me presidentin e Serbisë. Gjatë takimit në Shkup, ku u ra dakort për heqjen e kufijve me Serbinë në 2023, Vuçiç u tha të pranishmëve se ishte 100% dakort me Ramën para se ai të fliste. Para sallës që nisi të qeshë, kryeministri i Shqipërisë ia ktheu me humor: “Tani ai (Vuçiç) do që unë të përmend“njohjen e Kosovës” dhe ai nuk do ta mbështesë”.

Batuta e Ramës është shoqëruar me të qeshura në sallë, për “gjetjen” që i shkoi nëpër mend aty për aty kryeministrit të Shqipërisë.

Përkëdheljet në publik mes Vuçiçit dhe Ramës dhe e anasjellta, janë tregues i një marrëdhënieje solide mes të dyve, e cila i ka çuar në konfidenca që të dy nuk i fshehin më. Gjithsesi qeveria e Kosovës sot reagoi sërish për të bërë të qartë refuzimin. Përmes një pergjigjeje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, zyra për media e Qeverisë së Kosovës tha se “Iniciativa e Novi Sadit nuk e ka miratimin tonë dhe si rrjedhojë, nuk kemi pasur zyrtarisht ftesë për pjesëmarrje në takim. Për ne, i ashtuquajturi ‘mini-Shengen’ është nismë pa vizion për rajonin”./Lapsi.al

Lexo edhe: Kurti në Forumin e Prespës: Mini-shengeni Ballkanik pa vizion për rajonin, e refuzojmë ashpër

Lexo edhe: Rama: Minishengeni Ballkanik është rruga e vetme që Serbia të njohë Kosovën

Lexo edhe: “Minishengeni Ballkanik”/ Pse Albin Kurti po e godet “pas shpine”Ramën

20 Comments

  1. Gjithe keto vite pushteti te te gjatit tone jane veçse vjedhje , intriga , deliranc , marrezi , krim , varferi dhe humbje identiteti . Tani kerkon te beje diçka te mire dhe ne mendjen e tij ai kujton se nje gje te tille po bene , por ai thjesht nuk e kupton se keshtu veçse po e thellon marrezine e tij . A ka njeri tja thote ketij te marri se ç’marrezite po bene ? Dikush duhet tja thote me patjeter , sepse perveç vetvetes ky po marros nje komb te tere . Dikush duhet ta keshilloj te ndaloje , ndryshe duhet ndaluar me force . Marrezia dhe hapesira jane ne ekspansion perpetuo . Por kurrsesi nuk duhet lejuar qe nje i marre te marros nje komb te tere .

  2. ‘persona non grata’ te pakten ne kosove,
    se ne shqipri sa te jene gjalle pinjollet e zones pare operative, ka vota ky

  3. Ta lejm politiken, ne fakt nuk eshte vendosur asgje pervece qarkullimit te lire qe ne fakt ka qene i tille qe ne 2011. Qarkullimi i lire i mallrave dhe kapitaleve ka qene qe me marrrveshjen CEFTA qe e beri Sala. Nese kjo marreveshje sjell me shume pune dhe turizem, miresetevije…

  4. Dhe ti i beson serbit qe na dha peshqesh partine komuniste? Ju qofshi. Zaten ne kete vend gjaku eshte bere uje dhe tani po e kthejne ne shurre. Nuk ju del tregetia me italine apo doni te hapeni bythesh sic e keni zakon?

  5. Burime te sigurta flasin per cnjohjen e pavaresise se kosoves nga shqiperia. Ne fund te tetorit apo ne dy javet e para te nentorit do te ndodh kjo. Deri atehere jane edhe 3 muaj dhe shpresoj qe psikopat rama nuk do ia mbaj kete premtim vucicit.

  6. Po pse mor Andi hardhuca interpreton sarkazmen e Rames ne ate menyre qe ndersen zagaret nga njera ane dhe peshtiros veten tende nga ana tjeter.

    1. Sepse eshte koncept jo perkufizim. Per disa eshte tradhti, per disa te tjere mundesi bashkepunimi dhe perfitimi reciprok..

  7. Shqiperia fiton nga Serbia lesht e Noc Rrokut Sa shpejt harrojn shqiptaret ; e keni harruar ndeshjen Serbi-Shqiperi? A ju kujtohen ato fytyra te terbuara qe ishin ne gjendje ti hanin shqiptaret, serbet jan kanibal per shqiptaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu