• |
ide | kryesore

Rama në Shkup: Kush nuk e kupton sa të vegjël jemi nesë qëndrojmë të ndarë, i dënuar të jetojë në të shkuarën

-Instant, Lajme, Të fundit



Nga Forumi Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal, i cili po mbahet në Shkup, kryeministri Edi Rama u shpreh se kush nuk e kupton sa të vegjël jemi të ndarë është i dënuar të jetojë në të shkuarën. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë Rama deklaroi se nuk do të presin konsensusin e të gjitha vendeve në rajon, duke “thumbuar” Albin Kurtin që është kundër kësaj nisme, por do ta bëjnë realitet tani.

“Uroj që sot të jetë një ditë e mirë për të gjithë ata që kanë ardhur jo vetëm nga Shqipëria dhe Serbia, por edhe nga Mali i Zi, Kosova e shtete të tjera. Mozaiku i pjesëmarrjes sot është përtej 3 vendeve tona. Besoj që është e mjaftueshme pamja e këtij mozaiku për të kuptuar rëndësinë e kësaj nisme. Këtu janë të pranishëm njerëzit e sipërmarrjes që duan të shkojnë më tutje. Për të gjithë ata, kjo nismë është gjëja e duhur dhe ndryshe nga sa predikojnë disa, është edhe e vonuar.

Ky rajon nuk mund të vazhdojë të mbetet peng i së shkuarës në asnjë aspekt. Kush nuk e kupton akoma sa të vegjël jemi të ndarë, për më shumë punë, për më shumë perspektivë, është i dënuar të jetojë në të shkuarën. Ne nuk duam të jetojmë në të shkuarën”, tha Rama.



15 Comments

  1. Lideri boteror, filoserb dhe gjakprishur, na ben dhe moral, Ik more tradhetar i ndyre na e kurse moralin te pakten

  2. Pse mos te kete nje marreveshje ekonomike p.sh. Shqiperi-Mal i Zi- Kosove- Maqedoni me Greqine si antare e BE-se, por detyrimisht me Serbine e cila ka aleat strategjik Rusine e Kinen

  3. Kosova ta shpalle non grada Ramen, Cfare pret me?!! cfare duhet te beje me shume? Deshi ta ndaje veriun, traun ua vuri, Me serbin kunder Kosoves po behet, Ca duhet te beje me shume psikopati qe te shpallet non grada?!!!

  4. 500 000 shqiptare(pothuasje te gjithe te rinje) jane larguar nga Shqiperia ne kohen kur ka sunduar Edi Rama. Ju duket per te qeshur por ky gjenocid njerezor ndaj shqiptareve, nga vete nje sundues shqipfoles arumon(dhe jo shqiptar), eshte edhe me i demshem se viktimat e luftes se 1999 ne Kosove. Tani nuk e vini re por me vone kur ne Shqiperi popullsia shqiptare do mbetet me pak se 50% (nga te cilet 80% pleq),dhe pjesa tjeter siriane,serbe, ruse etj. atehere do e kuptoni se cfare bene ata militane qe i dhane voten dhe u shiten te ky filoserb. Ndalojeni te cmendurin, se ky Minishengen e demton Shqiperine, jo Kosoven,se me Kosoven e ka provu Serbi 100 vite dhe as nuk i asimilioi as nuk i bere filoserbe, kurse ne Shqiperi mos harroni perves se shqiptar ka shume arumune(si Edi Rama psh), vllehe, apo mbetje sllave maqedonase,(ku nje nder ta komenton ketu me zell pro Minishengenit).. Fermeret dhe bizneset e vogla do falimentojne. Turizmi do rritet, por mos te gezohen ata pronar hotelesh qe me servilizem i kane mbushur hotelet me flamuj serbe dhe menu serbishteje,sepse turistet serbe do vijne ne hotelet serbe qe do ndertojne ne bregdet,(pasi ua ka shit dhe token Rama atyre) dhe jo tek ju. Kaq e thjeshte per ta kuptu dhe se kuptuat as para zgjedhjeve as tani !

  5. Filo Ruso Serbi, Edvin injoranti po e tregon veten se esht anti Shqipetare dhe me i keq se Esat Toptani dhe Enver bytha, jazek per ne si popull qe rrime nen hijen e ketij palaqo tradhetari i cili tek Gerku shiti detin tek Serbi po shet Kosoven ?qar doni me ?

  6. Kur te vdesesh do harroesh o i mjere si te gjith. Sot je e neser nuk je. E keqja do te jete me ty edhe ne varr.Kaq do maresh me vehte o i mjere.

  7. Akoma ka shqiptarë që nuk e kanë kuptuar që Rama është antishqiptar i më i madh duke qënë shqiptar. Se e dimë që ka pasur e ka antishqiptar serbë,grekë apo dhe të kombësive të tjera por janë hiçgjë para Ramës.As Enveri nuk ishte. Ndër ata që i besojnë ka shqiptar të Kosovës.Keqardhje e madhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *