• |
ide | kryesore

Ronaldo si qendërsulmues, mesazh për Allegrin: “I lumtur që kthehem të punoj”

-Instant, Sport



Cristiano Ronaldo thyen heshtjen dy ditë pas kthimit të tij në Torino. Portugezi ka publikuar një postim në italisht në profilet e tij sociale, shoqëruar me foton e parë të sezonit të ri të veshur me uniformën bardhezi (atë të stërvitjes), duke u shfaqur menjëherë gati për afidat e reja. “I lumtur që kthehem të punoj”, ka qenë mesazhi i CR7, i cili ende pret të përcaktojë më qartë të ardhmen e tij.

Hipoteza e një lamtumire të portugezit ende nuk është hedhur poshtë plotësisht nga drejtuesit e Juventusit, me PSG që mbetet vigjilent dhe i gatshëm të monitorojë situatën, për të shkuar më tej në rast të lamtumirës së Mbappe. Shumë, në realitet, varet nga takimet e parë ballë për ballë me Allegrin: të dy janë rigjetur pas dy sezonesh dhe tashmë kanë folur, por portugezi është i shqetësuar për të kuptuar se çfarë plane ka në mendje tekniku toskan për të, i cili duket se është i tentuar për ta vendosur atë si një pikë referimi në qendër në një 4-2-3-1. Kjo është arsyeja pse mesazhi social i CR7 mund t’i drejtohet në mënyrë indirekte teknikut, me idenë e gatishmërisë në dispozicion të tij në këtë fillim sezoni.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *