• |
ide | kryesore

Shtyhet sërish seanca në Apelin e GJKKO për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shtyrë sërish seancën për ish-prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla.

Seanca është shtyrë për në 9 shtator, pasi sot mungonte si ish-kryeprokurori Llalla ashtu edhe avokati i tij. Ky i fundit kishte paraqitur raport shëndetësor. Gjykata caktoi si avokate kryesisht Gentiana Qendron.

Llalla u dënua nga Shkalla e Parë me 2 vite burg dhe disa pasuri iu sekuestruan dhe i kaluan shtetit me akuzën e deklarimit dhe fshehjes së pasurisë. 4 sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës iu morën ish-kryeprokurorit. Po ashtu Llalla u dënua që për 5 vite mos kryejë asnjë funksion publik. Ai e ankimoi këtë vendim dhe tashmë pritet vendimi i Apelit.



3 Comments

  1. Unë jame Erjone Qela nje gjygjtaret kriminel hajdute se për pare nuke gjykone as vrasit e femiveMe vendimi e sotem drejtsija e re vdiqe dhe u varrose pa lindureb thotë:

    Haha do ta nxjerrni të pa fajshem si Fatmi Mediu se ndoshta i një gjyqtare kriminel si Erjone Çela

  2. Mos harxhoni frymen, kohen, parate e genjeshtrat. Nuk ka denim per persona te kalibrit A. Llalla. Ngushellime popullit shqiptare per vdekjen e rivdekjen e ririvdekjen e Drejtesise.

  3. Mos harxhoni frymen, kohen, parate e genjeshtrat. Nuk ka denim per persona te kalibrit A. Llalla. Ngushellime popullit shqiptare per vdekjen e rivdekjen e ririvdekjen e Drejtesise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *