• |
ide | kryesore

Tentoi të rilidhte disa kabllo elektrike në oborrin e banesës, humb jetën në Vlorë 59-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 59-vjeçar ka humbur jetën në Vlorë pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Sipas informacioneve të para ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:50, në vendin e quajtur “Ish-Uzina e Llampave”.

Shtetasi Y. B., 59 vjeç, duke tentuar të rilidhë disa kabllo elektrike të këputura, në oborrin e banesës së tij, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *