• |
ide | kryesore

Varianti Delta, Mykonos një hap larg mbylljes

Arkiva, Lajme, Të fundit



Zëvendësministri për Mbrojtjen Civile në Greqi Nikos Hardalias dhe profesor Vana Papaevangelou kanë deklaruar se ishujt Mykonos dhe Ios janë vetëm një hap larg bllokimit. Hardalias u kërkoi autoriteteve lokale, turistëve dhe mekanizmave të kontrollit të tregojnë më shumë kujdes për zbatimin dhe kontrollin e rreptë në lidhje me masat e mbrojtjes personale dhe funksionin e rregullave për distancimin social, veçanërisht në zonat me shumë njerëz.

Ai u shpreh se kontrollet në këto zona do të vazhdojnë me ritëm intensiv duke shtuar forcim të mekanizmave të kontrollit. Ndër të tjera, Hardalias theksoi se ekziston një shqetësim i madh pas shpërthimit të rasteve ne Zakynthos, Tinos, Lefkada, Santorini, Paros dhe Rodos.

Nënsekretari i Mbrojtjes Civile njoftoi gjithashtu se Selaniku, Halkidiki, Xanthi, Florina, Evia dhe Tinos, si dhe komunat e Spetses, Sfakion dhe Chios janë duke shkuar drejt zonave “portokalli”.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me sugjerimin e CDC -së amerikane për përdorimin e maskave brenda dhe nga njerëzit e vaksinuar, Hardalias deklaroi:

“Imazhet që shoh atje më bëjnë të trishtohem. Sigurisht, mbajtja e maskës do të zbatohet për të gjithë, të vaksinuar dhe të pavaksinuar. Sidoqoftë, të pavaksinuarit luajnë me jetën e tyre dhe, për fat të keq, luajnë me jetën e të tjerëve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *