• |
ide | kryesore

Video/ AEL feston në Loro Borici: Vllaznisë i bëhen pengesë shtyllat, por rrezikon një tjetër gjobë

-Instant, Sport, Video



Eleminohet në raundin e dytë të Conference League Vllaznia që befasohet nga i njëjti rezultat dhe i njëjti protagonist përballë AEL Limasol. Ndeshja u vendos në minutën e 19, por sikur të mos mjaftojë dalja nga skena Europiane, tani klubi rrezikon një tjetër gjobë për sjelljen e tifozëve që kanë përsëritur hedhjen e sendeve të forta në fushë.

Duke u kapur fort pas ndeshjes së parë ku kuqeblutë e Brdaric bënë gjëra të mira, por edhe kishin justifikimin e virozës që goditi ekipin para ndeshjes, shkodranët kërkonin të përmbysnin humbjen dhe e nisën sfidën me intensitet të lartë. Kuqeblutë megjithatë u goditën nga kundërsulmi qipriot, në rastin e tyre të parë në ndeshje. Ashtu si në ndeshjen e parë, vendosi përsëri Scepovic.

Ekipi i Brdariç nuk u dorëzua dhe krijoi raste, sidomos në pjesën e dytë të sfidës, duke tentuar të kthejë ndeshjen, por u ndal dy herë nga shtylla. Në fillim Dilaver në minutën e 66, në goditjen me kokë pas krosimit të Latifit e pastaj Jonuzi, në minutën e 93, ishte të pafat, ose thjesht një tregues se ndoshta fati nuk ishte me të në këtë sfidë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *