• |
ide | kryesore

Video/ Partizani i jep lamtumirën Conference League: nga Basel e ndajnë 5 gola dhe shumë kualitet

-Instant, F1, Sport, Video



Përfundon aventura e Partizani në Europë i eleminuar në raundin e dytë të Conference League, me një rezultat të përgjithshëm 5-0 përballë Bazeli. Një eleminim i parashikuar e që nuk mund ta shmangte dot përzierja e kartave nga Daja, zviceranët të tërhequr nga Zhegrova e Xhaka u imponuan 0-2 në Elbasan Arena.

Xhaka zhvilloi një ndeshje në përmbajtje, ndërsa Zhegrova kërkoi me ngulm golin, por shtylla ia hoqi kënaqësinë kosovarit përballë skuadrës shqiptare, ashtu si në ndeshjen e pare. Partizani tentoi të qendronte në lojë dhe për 38 minuta u duk se nuk rrezikonte asgjë, por pikërisht atëherë u ndëshkua më tepër nga gabimi i tyre se kualiteti i kundërshtarit. Kundërsulmi i zviceranëve që nisi pas një kontrolli të keq të Rrapajt u finalizua nga Stocker, që shënoi golin e tretë në dy ndeshje kundër të kuqve.

Basel e siguroi rezultatin 5 minuta pas rifillimit me golin e dytë, kur në zhvillimet e një goditje dënimi në minutën e 50 Quintilla, kërceu mbi të gjithë, duke mposhtur Hoxhën me kokë. Kualifikimi ishte vendosur shumë më herët, por tani edhe rezultati i ndeshjes për prestigj u komplikua, duke patur parasysh se përpara portës së Lindner të kuqtë i patën rastet të numëruara. Më flagranti ishte ai i minutës së 74′ kur Zhunior kishte mundësinë ideale për të hapur ndeshjen e për ti shënuar një gol zviceranëve, gjë që nuk ndodhi. Kështu të kuqtë përshëndesin kompeticionin, ndërsa Basel shkon në raundin e tretë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *