• |
ide | kryesore

Vijon prej tre ditësh zjarri në Karaburun, mbërrijnë 40 ushtarë

-Instant, Lajme, Të fundit



Zjarri në gadishullin e Karaburunit vijon të jetë aktiv prej tre ditësh. Ndonëse punonjësit e zonave te mbrojtura kanë qenë gjatë gjithë natës në terren për fiken e zjarrit dhe normalizimin e situatës, gjendja vijon të jetë problematike pasi në zonën mbi kishën e Marmiroit në Orikum zjarri është aktivizuar serish. Sipas prefekturës së Vlorës, sot mbërriti në ndihmë ushtria. Ndërkohë terreni i vështirë për të shkuar në mal e bën edhe më te vështirë fikjen e zjarrit. Ndërkohë që punonjësit e ADZM kanë ngelur pa ujë te pijshëm dhe janë te detyruar te zbresin nga mali dhe për te zbritur duhen të paktën dy orë.

Rreth orës 8:30 mësohet se kanë mbërritur 40 ushtarë nga Poshnja e Beratit dhe nga Pashalimani për të ndihmuar në fikjen e zjarrit. Situata vijon të jetë kritike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *