• |
ide | kryesore

Zjarri në Karaburun del jashtë kontrollit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vatra e zjarrit që ka përfshirë Karaburunin ka dalë jashtë kontrollit, ku lartësia e zjarrit duket se arrin deri në tre metra, ndërsa era ka ndryshuar kah duke riaktivizuar vatrat e shuara gjatë paradites.

Forcat zjarrfikëse kanë ndërprerë punën për momentin pasi është e pamundur të ndërhyhet në këto kushte. Problematike paraqitet situata edhe në Tragjas ku po punohet aktualisht, harta e hapësirës së përfshirë nga flakët është zgjeruar. Për shkak të erës dhe temp të larta. Tre vatra aktive masive raportohen edhe në Selenicë, në terrene të thella dhe të vështira. Në një bilanc paraprak ka mbi 200 ha tokë kullota dhe pyje të djegur. Aktualisht është e pamundur ndërhyrja nga ajri, pasi helikopterët e ministrisë së Mbrojtjes janë në remont.

Ndërkohë pritet që zjarrfikëset ta nisin aksionin gjatë orëve të mbrëmjes.



1 Comment

  1. Helikopteret jane ne remont ahahaha, hajde hajde ca gatitshmerie vendi i NATO. Per cfare duhen helikopteret nqse nuk perdoren ne situata te tilla apo thjesht per te bere varavingo Rama nga Tirana ne Vlore e anasjelltas. Mua s’me vjen keq fare me per kete popull te ndyre qe q*hen ne byth per 20 mije Lek

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *