• |
ide | kryesore

Aleanca për Teatrin kallëzon në SPAK ministren e Kulturës Elva Margariti: Do vazhdojmë me denoncimin e zyrtarëve

-Instant, Lajme, Të fundit



Aleanca për Teatrin ka kallëzuar në SPAK ministren e Kulturës, Elva Margariti. Padia është dorëzuar sot nga Aleanca në SPAK. Juristja Adriana Kalaja tha se ministrja Margariti ka konsumuar elementë të veprave penale të shpërdorimit të detyrës, korrupsionit pasiv dhe refuzim të ekzekutimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Po kështu nën akuzë sipas tyre duhet të jenë dhe 4 efektivë policie që sipas tyre janë sjellë keq kur shkuan në Ministri për të dorëzuar një kërkesë. Kalaja theksoi se drejtësia për teatrin duhet të vihet me çdo kusht.

“Siç e kishim cituar në kërkesën tonë drejtuar Ministrisë së Kulturës për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese ne e konsiderojmë si konsumim të elementëve të veprës penale të shpërdorimit të detyrës, të korrupsionit pasiv dhe të refuzimit të ekzekutimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kemi kërkuar ndjekje penale jo vetëm për znj. Margariti por edhe për 4 policët për zbatimin e një urdhri të paligjshëm, për sjellje ne tyre në shkelje të etikës, në mënyrën e dhunshme ndaj artistëve dhe qytetarëve që shkuan thjesht për të depozituar një kërkesë. Kemi bërë dhe një kallëzim për çdo person të paidentifikuar nga ne që me veprimet e bëra kanë penguar depozitimin e kësaj kërkese dhe kanë penguar ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ne gjykojmë që ministrja Margariti ka shpërdoruar detyrën dhe kjo e rëndon veprën penale që ministrja Margariti ka bërë që me vendimin e transferimit të pronës që u shpall antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese. Margariti së pari do përgjigjet për veprat penale të kallëzuara nga ne në korrik 2020 dhe për veprat penale që po i konsumon në krye të detyrës”, tha Kalaja.

 



3 Comments

  1. Ministrja eshte “dashuria e fshehte” e Rames, po ka ca kohe qe jane “ftohur”! Nuk e gjen gje nga SPAK qe leh por nuk kafshon ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *