• |
ide | kryesore

Arrestohet 38-vjeçari në Lezhë, u kap me dy mina me telekomandë dhe thikë

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas një hetimi 3-javor, forcat e policisë së Lezhës bënë të mundur parandalimin dhe goditjen e një tjetër rasti të tentativës për prodhim dhe trafikim të minave me telekomandë për shpërthim në distancë. Nga blutë njoftohet se u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Besnik Osmanaj, 38 vjeç, banues në Sukth, Durrës. Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në çantën e Osmanaj janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 mina me telekomandë të lidhura me aparat celular, një thikë që plotëson kushtet e armës së ftohtë, 1000 euro dhe aparate celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *