Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për djegien e mbetjeve urbane në qytetin e Fierit. Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Twitter“, kreu i PD Basha, e cilëson këtë ngjarje si katastrofë e sipas tij është duke helmuar familjet.
Ai nënvizon gjithashtu se PD ka depozituar në SPAK faktet, si dhe shton se është koha për të ngritur zërin, për veten, shëndetin, e familjet tona.