• |
ide | kryesore

Dogji parcelat me ullinj në Radhimë, arrestohet 51-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 51-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia e Vlorës për shkak se akuzohet se i ka djegur dy parcela me ullinj dy personave në Radhimë. Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se i arrestuari është V. H., 51 vjeç, banues në Orikum.

Ky person dyshohet se ka djegur me zjarr mesditën e djeshme, në vendin e quajtur “Përroi i Verandës”, Radhimë, dy parcela me ullinj në pronësi të shtetasve B. Sh. dhe N. Sh.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *