• |
ide | kryesore

Godasin njëri-tjetrin me sëpatë, dy kushërinjtë në Belsh përfundojnë në spital

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy persona kanë mbetur të plagosur, pasi kanë goditur njëri-tjetrin me sëpatë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Dushk të Belshit, rreth orës 08:35.

“Shtetasit B.M., 60 vjeç, dhe Sh.M., 66 vjeç, ( kushërinj) për motive të dobëta kanë goditur njeri-tjetrin me sopatē dhe pēr pasojë të dy shtetasin janë plagosur dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën”, tha policia.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanve të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *