• |
ide | kryesore

Influencer i Instagram, “Hushpuppi” pranon fajësinë për mashtrim miliona dollarësh në SHBA

-Instant, Paparazzi, Slider



Një i famshëm nigerian në Instagram, Ramon Abbas, i njohur si “Hushpuppi” ka pranuar përfshirjen e tij në një komplot për të mashtruar një biznesmen të Katarit prej më shumë se 1 milion dollarë, tha Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Abbas, 37 vjeç, pranoi gjithashtu pastrimin e parave “përmes llogarive bankare në të gjithë botën”, duke përfshirë “disa skema të tjera kompromisi kibernetike dhe emaili të biznesit që shkaktuan kumulativisht më shumë se 24 milionë dollarë humbje,” shtoi deklarata e lëshuar të Mërkurën.

Ai u deklarua fajtor për akuzat në 20 Prill, sipas dokumenteve të gjykatës të cilat u vulosën vetëm të Mërkurën.

Abbas u arrestua në Emiratet e Bashkuara Arabe në qershor të vitit të kaluar pasi policia lokale bastisi apartamentin e tij në Dubai.

Gati 41 milionë dollarë para në dorë, 13 makina luksoze me vlerë rreth 6.8 milionë dollarë, dhe dëshmi telefonike dhe kompjuterike që përmbajnë më shumë se 100,000 dosje mashtrimi dhe adresat e gati dy milionë viktimave të mundshme u gjetën gjatë bastisjes, sipas Policisë së Dubait.

Ai u arrestua së bashku me një burrë tjetër nigerian Olalekan Jacob Ponle aka “Woodberry” në një operacion të përbashkët me agjentët e Shteteve të Bashkuara të njohur si “Foxhunt 2”, tha policia e Dubai.

©LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *