• |
ide | kryesore

Me armë dhe makinë të blinduar, arrestohet “Kepi” i Sukthit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e sotme Rexhep Rapin, të njohur edhe si “Kepi”.

58-vjeçari është arrestuar për armëmbajtje pa leje pas kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në Maminas, ku iu sekuestrua pistoleta edhe makina e blinduar tip “Benz” me të cilën lëvizte. Armën e kishte fshehur në banakun e lokalit në një çantë dore.

Për operacionin, policia thekson se ndërhyri pas informacioneve në rrugë operative që “Kepi” mbante armë pa leje, ndërsa është proceduar për moskallëzim krimi edhe një punonjës i lokalit. Rapi nga Sukthi është një personazh i njohur, pasi është me precedent penal, i skeduar nga drejtësia për drogë dhe jo vetëm.

Në mars të vitit 1991 u akuzua se vrau në Portin e Durrësit për shkaqe gjakmarrjeje qytetarin A. Çyrbja, banor i fshatit Katund Sukth. Por për këtë krim që u akuzua në 1994 u lirua për mungesë provash.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *