• |
ide | kryesore

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë: Varianti Delta është mbizotërues

-Instant, Lajme, Të fundit



Varianti Delta i koronavirusit ka shënuar rritje të rasteve të reja gjatë ditëve të fundit.

Nga të dhënat e fundit nga Departamenti i Shëndetësisë, bëhet me dije se ky variant po përhapet me shpejtësi.

Xhevat Jakupi nga Departamenti i Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik në një konferencë për mediat së bashku me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia bëri me dije se 80-90% e rasteve janë nga varianti Delta.

“Të dhënat e fundit nga Departamenti i Mikrobiologjisë na tregojnë se 80 deri në 90 % e rezultateve të fundit të rasteve me Covid janë nga varianti Delta”, ka thënë Jakupi.

Gjithashtu ai ka bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen dhe se kryesisht çdo person mbi 50-vjeç duhet të paktën të ketë marrë nja dozë të vaksinës kundër Covid.



1 Comment

  1. Ku e dine keta me perqindje ca varianti eshte?!!..testet gjenetike te variantit behen ne gjermani. I cuan te gjitha testimet atje??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *