• |
ide | kryesore

Tiranë/ Makina përplaset me bordurën anësore, drejtuesi e braktis, ndërron jetë pasagjeri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

jë aksident me vdekje ka ndodhur në rrugën e Fikasit në Mullet të Tiranës. Automjeti ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.


Ka ndërruar jetë pasagjeri i cili udhëtonte në mjet kurse drejtuesi e ka braktisur dhe është larguar.


 

Detaje nga policia:

Në rrugën e Fikasit, Mullet, shtetasi L. R., ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës, dhe më pas është larguar, duke braktisur mjetin. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën gjatë dërgimit për spital pasagjeri në mjet shtetasi O. S.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu