• |
ide | kryesore

“Varfëria e mësimit” në Shqipëri, më e lartë se mesatarja e Europës e Azisë Qendrore, 14% nuk arrinin nivelin minimal të aftësisë në fund të shkollës fillore

-Instant, Lajme, Të fundit

Shqipëria vuan nga varfëria në mësim, ashtu si shumë vende të tjera, por në raport me rajonin e Europës dhe Azisë Qendrore, treguesi është 5.4% më i lartë. Një përmbledhje e shkurtër e Bankës Botërore dhe Institutit të Statistikave e UNESCO, e publikuar në korrik, tregon se problematika e varfërisë në mësim mbetet e dukshme. Sipas këtij dokumenti, kur flasim për varfëri në mësim në Shqipëri, kemi parasysh se 17% e fëmijëve në moshën e vonë të fillores sot nuk janë të aftë të lexojnë përshtatur kjo për fëmijët jashtë shkolle.


“Privimi i të mësuarit: Vlerësimet në shkallë të gjerë të të mësuarit të studentëve në Shqipëri tregojnë se 14% nuk arrinin nivelin minimal të aftësisë në fund të shkollës fillore, sipas të dhënave nga klasa e katërt në vitin 2019. Privimi nga shkollimi: Në Shqipëri, 3% e fëmijëve të moshës shkollore fillore nuk janë të regjistruar në shkollë. Këta fëmijë përjashtohen nga mësimi në shkollë” vlerëson përmbledhja.


Dokumenti sjell në vëmendje se si në shumicën e vendeve, varfëria në mësim është më e lartë për djemtë sesa për vajzat në Shqipëri.

“Ky rezultat vjen si efekt i kombinimit të dy faktorëve. Së pari, pjesa e fëmijëve jashtë shkollës është më e ulët për djemtë (2.4%) sesa për vajzat (3.5%). Së dyti, djemtë kanë më pak gjasa të arrijnë aftësinë minimale në fund të shkollës fillore (15.3%) sesa vajzat (13.2%) në Shqipëri. Shpenzimet e arsimit fillor për fëmijë të moshës së arsimit fillor në Shqipëri janë 4,772 USD (PPP), që është 43.1% më poshtë mesatarja për rajonin e Europës dhe Azisë Qendrore” thuhet në raport.

Çfarë është varfëria në mësim

Varfëri në mësim do të thotë të jesh i paaftë për të lexuar dhe për të kuptuar një tekst të shkurtër, i përshtatshëm për moshën 10 vjeç. Të gjitha aftësitë themelore janë të rëndësishme, por fokusi sipas përmbledhjes së Bankës Botërore është tek leximi sepse: (i) aftësia për të lexuar është një masë e kuptueshme e të mësuarit; (ii) leximi është porta e një studenti për të mësuar në çdo fushë tjetër (iii) aftësia për të lexuar mund të shërbejë si një përfaqësues për të mësuarit themelor në lëndë të tjera./ MONITOR

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu