• |
ide | kryesore

Varianti Delta dominues në Kosovë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zyrtarë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, kanë bërë të ditur se rreth 90 për qind e rasteve të infektimit me koronavirus në Kosovë, janë të lidhura me variantin Delta të koronavirusit.

Xhevat Jakupi nga Departamenti i Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik bëri të ditur se nga të dhënat e fundit del se varianti Delta i koronavirusit është mbizotërues në Kosovë.

Varianti Delta dominues në Kosovë

Në një konferencë për mediet, Jakupi ë bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia tha se të dhënat e fundit nga Departamenti i mikrobiologjisë tregojnë se dikur 80 deri në 90 për qind të rasteve të fundit të Covid-19 janë të variantit Delta.

“Para tre katër muajsh, varianti Alfa ose ai britanik ishte në 98 për qind të rasteve, tani është vetëm 7-8 për qind të izolanteve, ndërsa nuk gjen raste të variantit të Afrikës së Jugut ose Brazilian. 80 deri në 90% të rasteve të Covid-19 janë të variantit Delta”, tha Jakupi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *