• |
ide | kryesore

Zëri Amerikës: SHBA rrit qartazi trysninë ndaj PD, Basha mes një zgjedhjeje të detyruar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Në Shqipëri, ambasadorja amerikane Yuri kim kërkoi sot një distancim të qartë të Partisë Demokratike nga ish lideri i saj historik Sali Berisha, të cilit Departamenti i Shtetit, dy muaj më pare, vendosi që t’i ndalojë hyrjen në territorin amerikan. Zoti Berisha u rizgjodh deputet në zgjedhjet e 25 Prillit dhe ka deklaruar se mezi pret të jetë në parlament në shtator. Por pas një takimi të gjatë me kryetarin demokrat Lulzim Basha, zonja Kim deklaroi se do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu. Nga ana e tij zoti Berisha i quajti fyese deklaratat e ambasadores Kim duke theksuar se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga mandati i deputetit.


Shtetet e Bashkuara rrisin qartazi trysninë ndaj Partisë Demokratike për t’u shkëputur nga figura e saj historike Sali Berisha. Në muajin maj Departamenti amerikan i Shtetit e përfshiu ish presidentin dhe ish kryeministrin e vendit në kategorinë e zyrtarëve të korruptuar që kishin minuar demokracinë, duke i ndaluar atij dhe familjes së tij hyrjen në territorin e Shteteve të Bashkuara.


Zoti Berisha foli për akuza të pabazuara dhe njoftoi ngritjen e një padie për shpifje publike duke u shprehur se nuk kishte ndër mend të tërhiqej nga jeta politike. Ai u prit me brohoritje në sallën e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike dy javë më parë ndërsa qëndroi ulur, në krah të kreut demokrat Lulzim Basha.

Ky i fundit ka reaguar për vendimin e Departamentit amerikan vetëm ditën e publikimit të tij duke shprehur i keqardhur. Ai ka evituar ta prekë më tej publikisht këtë temë dhe të shpjegojë se cila do të jetë marrëdhënia me zotin Berisha, i cili në zgjedhjet e 25 Prillit mori një tjetër mandat si deputet. Por ndërsa ai ish kryeministri ka deklaruar se mezi pret të jetë në sallën e parlamentit të ardhshëm, Shtetet e Bashkuara duket se po kërkojnë pa mëdyshje që kjo të mos ndodhë dhe që PD të distancohet qartë prej zotit Berisha: “Do të doja të theksoja gjithashtu përgjegjësinë që kanë kryertarët e partive për t’u siguruar që kur të hyjnë në atë parliament, të shoqërohen nga anëtarë që janë të denjë për të përfaqësuar Shqipërinë. Do të jetë veçanërisht e rëndësishme që edhe PD t’i mendojë këto çështje”, u shpreh ambasadorja pas një takimi të gjatë me zotin Basha.

Nga selia e Partisë Demokratike, ambasadorja amerikane shkoi dhe më tej me komentet e saj, kur u shpreh se “do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu“.

Duket se Shtetet e Bashkuara presin një qëndrim të qartë përpara hapjes së parlamentit në fillim të shtatorit. “Shpresoj që të gjithë të mund të pushojnë mirë gjatë gushtit, por shpresoj edhe që të kthehen të freskët dhe të ripërtërirë në vendosmërinë e tyre për të zgjedhur të ardhmen kundrejt të kaluarës”, theksoi ambasadorja Kim.

Ndaj deklaratave të saj reagoi zoti Berisha. Ai e cilësoi “një deklaratë fyese për çdo demokrat dhe shqiptar duke iu përmendur barin”, dhe se “në dhunim flagrantë të misionit të saj (ambasadorja) i kërkoi kryetarit demokrat që Sali Berisha të mos futet në parlamenti e ardhshëm”.

Në mënyrë të prerë ai u shpreh se “asnjë shpifje, trillim apo sajim nuk mund të pengojë kurrë Sali Berishën, të përmbushë misionin që i kanë besuar zgjedhësit shqiptarë”.

Një qëndrim që e vë zotin Basha përballë një zgjedhjeje të detyruar, mes kërkesës nga pala amerikane dhe vendosmërisë së zotit Berisha për të mos u tërhequr.

Zëri i Amerikës kërkoi një reagim nga Partia demokratike lidhur me komentet e zonjës Kim, por deri në momentin e përgatitjes së këtij materiali nuk mori ende asnjë përgjigje.

/VOA

12 Comments

  1. Sali Berisha vdiq. I përhershëm qoftë kujtimi i tij. Ata që përdhunoi më shumë, ata e deshën më shumë. Në fund e zuri gjaku i Haklajve, Tropojanëve tjerë që vrau, gjaku i pafajshëm në Gërdec dhe gjaku i Shqiptarëve që vrau si skuth , nga larg, në bulevard me 21 Janar. I përjetshëm qoftë kujtimi tij.

    1. Ato pun i ppsh,ja te na rroje apalti ne darsese te fierit ra ura nje vit pe ishte ndertuar fain e mori kamioni i tonazhit te rende.

  2. Basha s’e rruan! S’ben asgje 😂 dhe Kim i flet murit. Hajde hajde cfare sulmi vetem pak dite pasi djali i Soros postoi foto me Edverin

  3. Funerali politik i Bashes me ne fund errdhi nga babai i tije sorosi qe e shkolloi dhe e ngrit i ne piedestal.
    Tani duhet paguar shkollimi qe Sorosi pagoi per te
    Me nje FUNERAL.
    BERISHA ESHTE LIDER HISTORIK I PARTIS DEMOKRATIKE DHE KETE NUK MUNDET TA ZHBEJN AS HAJDUTET MILIARDAR DHE AS KINEZIA KIMETE

  4. Funerali politik i Bashes me ne fund errdhi nga babai i tije sorosi qe e shkolloi dhe e ngrit i ne piedestal.
    Tani duhet paguar shkollimi qe Sorosi pagoi per te
    Me nje FUNERAL.
    BERISHA ESHTE LIDER HISTORIK I PARTIS DEMOKRATIKE DHE KETE NUK MUNDET TA ZHBEJN AS HAJDUTET MILIARDAR DHE AS KINEZIA KIMETE

  5. Aktivizim i madh i qelbesarirave ketu kunder sali berishes,i paska leshuar qente erioni i plehrave,hajduti i biri i mamase !
    Sali Berishes i rruani topet te tere siç jeni ju e soji juaj fisbaxhellash ?
    Zeri i Amerikes kurre nuk ka qene dhe nuk eshte dritare komuniste,ka qene dhe eshte tanime nje vrime e mbetur ne sherbim te fjales se lire !Soji i Sorosisteve ka bere dhe po ben te veten ngado !
    Basha ka vetem nje zgjedhje :Te jape doreheqjen e te kthehet modeli i fituesit ne krye te PD-se ?!Dihet se kush i degjeneron monstrat dhe bijte e tyre te ndyre e hajdute,tw korruptuar e pervers !
    Basha jep doreheqjen,demokratet dine te zgjedhin vete modelin !!!
    Ju minje te ndyre te bodrumeve,sherbetore ete rregjimit kriminal e hajdut ne kete vend :Ju meshiroj,zoti mos t’ju beje derman ne familjet tuaja !
    Foli Youri Kim Joung,e kujt i plasi menderja ?!
    Kish eshte ajo,eshte mesuar me qenin e korruptuar e narkotik te talle bythen por jo ketej ?Cfare pune ka ajo me nje Parti Politike,ku ishte ajo apo Ambasada kur Tom Lloshi,mbaroi te plote mandatin si deputet dhe u zgjodh si deputet dhe bleu vota si deputet ?
    Ka ardhur koha te mblidhemi e ti kujtojme cilitdo qe nuk jemi kavje,jemi humane qe aspirojme per liri e demokraci ,shtet te se drejtes !
    Me edvin ramen ?!
    Ketij vendi i vjen era droge,hajdute e kurva te korruptuara qe lepijne ate mikun, zyre me zyre apo jo Kim ?Se po ben dhe si fotomodele keto kohe,u bere ti Kineze ?!

  6. me ne fund sdo e shofim me fytyren e ndyre te ketij maloku vucidoli Ne pidh te nones do ta coje USA kete qen te zgjebosur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu