• |
ide | kryesore

2 vatra aktive, nuk ndalet zjarri në Tragjas e Karaburun

-Instant, Lajme, Të fundit



Nuk kanë të ndalur flakët në jug të vendit. Dy vatra zjarri vijojnë të paraqesin rrezikshmëri në rrethin e Vlorës, zjarri në Karaburun dhe në fshatin Tragjas. Së fundmi raportohet se janë aktivizuar sërish flakët në Tragjas duke djegur një sipërfaqe të madhe me shkurre dhe pemë. Zjarri mbi këtë fshat është aktiv që prej dy ditësh, ndërsa gjatë natës vatra e zjarrit ka zbritur në afërsi të fshatit duke bërë që banorët të largojnë bagëtitë e imta nga stanet aty pranë.

Një situatë e rëndë shfaqet edhe në Karaburun, ku zjarri prej disa ditësh vijon të djegë zonën i ndihmuar edhe nga era e nga temperaturat e larta. Një grup tjetër prej 40 vetash, janë drejtuar në malin e Karaburunit pasi janë disa vatra aktive ende. Për fikjen dhe normalizimin e së bashku me punonjësit e zonave të mbrojtura është prefekti i Vlorës Flamur Mamaj dhe ushtar të repartit të Poshnjas në Berat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *