• |
ide | kryesore

Aksident në Llogara / Mjetet përplasen kokë më kokë në kthesën e rrezikshme, zhbllokohet trafiku

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Llogara. Ngjarja shkaktoi një trafik kilometrik në zonë, teksa temperaturat e larta e bënin vërtet të sikletshme situatën për drejtuesit e mjeteve të ngelur aty. Në aksident janë përfshirë: një mjet tip ‘Toyota’ dhe një mjet tjetër tip ‘Skoda’, të cilat janë përplasur kokë më kohë në një prej kthesave të Llogarasë.

Makinat kanë marrë dëmtime të konsiderueshme, ndërsa nuk raportohet për të lënduar. Ndërkohë, Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes duke bërë të mundur fillimisht zhbllokimin e trafikut dhe më pas nisjen e hetimeve që çuan  në këtë aksident.



1 Comment

  1. Vendosni dy tre police ne llogara, eshte full trafik. Sic veprohet ne te gjithe boten ne mes te sezonit thotë:

    O ti shef i policise rrugore
    Vendos dy police ne llogara se eshte kulmi i sezonit, vetem dy muaj eshte. Eshte gjith turist te huaj.
    Edhe te segmenti nga ku hidhen me parashute eshte full.
    Dil vete ne terren o koktul medioker dhe shif situaten se me taksat e popullit pagohesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *