• |
ide | kryesore

Dinamo nuk paska qenë rastësi, Miccoli ikën nga Triestina pas tetë ditësh: “Nuk dua që e shkuara ime të godasë klubin”

-Instant, Sport



Erdhi për të drejtuar Dinamon drejt Superiores, por u larguar pas pak ndeshjes bashkë me trajnerin e parë Francesco Moriero. Atëherë Fabrizio Miccoli ia faturoi fajin presidentit Pontrelli, por tani historia u përsërit tek Triestina, ku ish-futbollisti kërkoi të vazhdonte karrierën. Tani Miccoli ka dhënë dorëheqjen si trajner i të rinjve të Triestina pas vetëm 8 ditësh në detyrë. Ka qenë vetë ish-sulmuesi i Juventus që ka treguar arsyen e zgjedhjes së tij, e cila këtë herë, të paktën në aparencë, duket se ka të bëjë me ngjarjet e kaluara gjyqësore.

Miccoli e specifikoi gjestin e tij në një tekst të gjatë, por nëse do të ishte kaq e thjeshtë nuk do të merrte fare përsipër detyrën. “Me keqardhje të madhe, njoftoj se kam dhënë dorëheqjen nga roli i bashkëpunëtorit të ekipit të të rinjve të U.S. Triestina Calcio 1918, pas një konfrontimi të fortë me pronarët. E kisha mirëpritur me dashuri të madhe propozimin e marrë nga një klub historik, i lavdishëm dhe i famshëm si Triestina, duke derdhur menjëherë të gjithë përvojën time të fituar gjatë viteve në fushë si lojtar me futbollistët më të rinj, megjithatë, disa komente që kujtuan cështjet e mia gjyqësore, më shtynë të marr këtë vendim, edhe pse nuk ka lidhje me futbollin. E bëra për dashurinë e futbollit dhe atë që është puna ime, në mënyrë që të mos i jap askujt shansin të zemërohet ose të shënjestrojë këtë Klub, pronësinë, fanellën dhe tifozët. I uroj Triestinës, të gjithë njerëzve që janë pjesë e saj dhe tifozëve të tyre fatin më të mirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *