• |
ide | kryesore

Video/ Tokio 2020 e mallkuar për Djokovic: asnjë medalje e i thyhet raketa

-Instant, Sport, Video



Olimpiadë e mallkuar për Novak Djokovic. Numri 1 në botë është mundur nga Pablo Carreno-Busta në finalen për medaljen e bronxtë (6-4, 6-7, 6-3) duke shfryrë gjithë tërbimin e tij kundër raketës në fund të ndeshjes dhe, më pas, u tërhoq nga dyshja miks në çift me Nina Stojanovic në finalen tjetër po për medaljen e bronxtë.

Djokovic ngriti ‘flamurin e bardhë’ duke ia lënë medaljen dyshes australiane të formuar nga numri 1 dhe kampionia e Ëimbledon Ashleigh Barty dhe John Peers. “Më vjen keq që kam zhgënjyer bashkatdhetarët e mi, por në dy ditët e fundit nuk më kishte mbetur më asnjë energji – shpjegoi Nole -. Isha i rraskapitur, fizikisht dhe emocionalisht. Kam disa probleme fizike dhe shpresoj të rikuperoj në kohë për US Open”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *