• |
ide | kryesore

Juventus e do Kaio Jorge për 4 mln, Santos e paralajmëron: “Nuk është në skadencë, duhen 15 mln euro”

-Instant, Sport

Juventus është në lëvizje për të siguruar talentin e ri Kaio Jorge, por nga Santos i kanë vënë menjëherë pikat mbi i. Së pari duke specifikuar se kontrata e sulmuesit do të përfundojë vetëm në vitin 2023, pastaj duke sqaruar shumën e kërkuar, për ta lënë atë të largohet. “Klubi ka qenë gjithmonë në qendër të merkatos së transferimeve, ne e kemi rritur lojtarin dhe jemi përballur me kostot për rritjen e tij. Lojtari ka një kontratë me Santos deri në vitin 2023, ne flasim me klube të ndryshme dhe presim që të vijnë ofertat. Nuk duam të pengojmë shitjen e Kaio Jorge, por po presim propozime ”, tha Sergio Canozzi, një prej ortakëve të Santos.


“Edhe në Itali kemi Marcelo Galan që po krijon kontakte. Ne po flasim me Juventus, unë vetë kam pasur dy kontakte me Cherubinin duke i thënë atij se nëse ai dëshiron të flasë me Santos mund ta bëjë atë me Marcelon që është në Itali. Benfica ka bërë një ofertë që nuk u pranua nga menaxheri. Mund të përmirësohet, por Benfica ka probleme me atë që i ndodhi presidentit dhe ne preferuam të punojmë me Italinë, ku lojtari do të donte të shkonte. Nuk kam patur asnjë kontakt me Milan, nuk e di nëse ka patur Marcelo, i cili ka autorizimin tonë për të negociuar në Itali dhe Francë. Unë e di se ka një interes nga Monako, ne nuk kemi oferta të tjera konkrete. E dimë që Kaio në Evropë mund të vlejë mbi 20/25 milion euro. Në një situatë normale unë do ta kisha shitur tashmë për atë shumë, pa një agjent që të propozonte gjëra të çuditshme. Në këtë moment është e vështirë të arrihet në një shifër të tillë. Një ofertë prej 15 milion do të merrej parasysh”, tha ai për Sky.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu