• |
ide | kryesore

Lautaro refuzon Arsenal: ikën nga Inter vetëm për të shkuar në La Liga

-Instant, Sport



Përpjekja e shkuar keq e Arsenal për Lautaro Martinez. Klubi anglez kishte vënë në fakt në tavolinë mbi 70 milionë paund për kartonin e argjentinasit, por nuk ka qenë në gjendje të bindte sulmuesin e Interit që të vishte fanellën e Gunners. Në detaje më të hollësishme, Toro e ka refuzuar Arsenal sepse ata nuk është i interesuar për një përvojë në Premier League, veçanërisht pa qenë në gjendje të luajë në Champions League.

Një objektiv i munguar, pra, për Arsenal. Sipas asaj që mësohet nga burimet angleze, Lautaro nuk është i gatshëm të lëvizë nga Interi, nëse nuk arrijnë oferta të rëndësishme nga Real Madrid, Barcelona ose Altletico Madrid. Me pak fjalë, nga La Liga. Nga ana tjetër, në këtë sesion të merkatos së transferimeve, fituesi i sapo kurorëzuar i Copa America nuk është i interesuar të merret me klube të tjera.

Një pozicionim i qartë, që nga njëra anë konfirmon dëshirën e sulmuesit për të qëndruar me ziklatrit edhe përballë ofertave të klubeve të rëndësishme si Gunners e, nga ana tjetër, zvogëlon ndjeshëm numrin e klubeve me të cilat Interi ndoshta mund të fillonte një negociatë për të biseduar shitjen e argjentinasit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *