• |
ide | kryesore

Mourinho mbetet me ‘gisht në gojë’: Xhaka rinovon me Arsenal

-Instant, Sport



Dështon marrëveshja për Granit Xhakën te Romën. Mesfushori shqiptar i përfaqësueses zvicerane, i vënë në qendër të projektit të tij nga José Mourinho, në fakt ka vendosur të pranojë propozimin e rinovimit me Arsenal deri në vitin 2025. Lajmin e ka bërë të ditur Calciomercato.com, duke specifikuar se Xhaka kishte arritur kohë më parë një marrëveshje me verdhekuqtë, që i kishin ofruar atij një kontratë katërvjeçare, por edhe se Roma nuk ishte kurrë në gjendje të kënaqte kërkesat ekonomike të Gunners, duke u ndalur në kuotën e 20 milionë eurove, një ofertë e konsideruar e papërshtatshme nga londinezët.

Zyrtarizimi i rinovimit mes Xhakës dhe Arsenalit është çështje ditësh, sepse bëhet fjalë vetëm për një formalitet. Më pak e thjeshtë është tani si Roma dhe Jose Mourinho mund të gjejnë zëvendësuesin e duhur, duke pasur parasysh se Special One po llogariste tek shqiptari fillesën e rindërtimit të mesfushës së tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *