• |
ide | kryesore

Ngecën në kanionin e Gjipesë, forcat e rendit shpëtojnë tre turistë të rinj

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aventurë e frikshme por që përfundoi mirë, ajo e tre turistëve të rinj që dje në mbrëmje u shpëtuan nga forcat e rendit. Tre turistët e rinj, 21, 18 dhe 15 vjeç, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, ishin nisur për të eksploruar kanionin e Gjipesë, në Dhërmi,  por për shkak të terrenit të vështirë të relievit dhe natës praktikisht kishin ngecur aty.

Një prej tyre kishte pësuar edhe disa dëme fizike. Pas sinjalizimeve për zhdukjen e tyre, policia e Dhërmiut në bashkëpunim me FNSH-në e Fierit dhe forcat zjarrfikëse kërkuan të rinjtë për rreth një orë, duke i shpëtuar ato. Personi i lënduar ndërkohë ka marrë ndihmën mjekësore në spital, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *