• |
ide | kryesore

Prapaskenat/ Pse Rama i fshihet gjithmonë firmosjes së krimeve mbi teatrin

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Për një kohë të gjatë shumëkush është tallur dhe ka bërë humor me faktin se gjatoshi Edi Rama kishte zgjedhur një zëvendës liliput. Vetë kryeministri e kishte shndërruar këtë fakt në objekt batutash duke e kthyer në argument politik shtatin e Erion Braçes.

Por me sa duket kjo zgjedhje nuk ka të bëjë vetëm me vanitetin e shefit të qeverisë, për të sunduar fizikisht mbi vartësit. Zgjedhjet e tij priren më shumë drejt qëmtimit të lakejve që firmosin çfarë i’u vihet përpara.

Dhe Braçe ka dhënë prova se është i aftë për këtë.

Disa javë më parë ai firmosi dhurimin e trojeve në bregdet me një çmim prej 10 euro për m2 për oligarkët që bën sikur i përbalt në Facebook. Ndërsa tani, zv kryeministri ka hedhur nënshkrimin për kalimin e pronësisë së truallit ku ngrihej Teatri Kombëtar tek Bashkia e Tiranës.

Kjo VKM e sigluar nga Braçe është shumë problematike sepse ajo bie ndesh me vendimin që sapo mori Gjykata Kushtetuese, e cila arsyetoi se kalimi i kësaj prone tek Bashkia Tiranë ishte antikushtetues.

Vendimi / Si e zbardhi kushtetuesja paktin okult Rama- Fusha për teatrin

Përpos peshës morale gjithçka ëshë e mbështjellë edhe me paqartësi juridike. Sepse pas vendimit të kësaj gjykate, që ia merrte pronën Erion Veliajt, shteti duhej të bënte disa veprime. Së pari Bashkia duhej ta dorëzonte tek ministria e kulturës truallin përreth ish teatrit dhe më pas ajo duhej regjistruar në kadastër.

Por, pa pyetur për kohën e këtyre formaliteteve Rama i ka kaluar Lalit një pronë që faktikisht atij nuk i iu hoq kurrë, duke mos përfillur për vendimin e kushtetueses. Dhe i ndërgjegjshëm që ligjërisht kjo mund të ketë probleme, ai nuk ka firmosur vetë por ka gjetur për kamikaz një tjetër Erion, me shtat më të vogël.

Natyrisht, shmangja nga nënshkrimi problematik mund të ishte një rastësi në këtë periudhë vere kur shefi i qeverisë është i zënë mes kohës që i kushton Zahos në Dhërmi dhe çasteve që i fal Vuçiçit në Maqedoni.

Por fatkeqësisht nuk është kështu.

Sepse Rama nuk e ka për herë të parë që eviton të lërë gjurmë sa herë planifikon krime për truallin e Teatrit Kombëtar. Edhe në 2018, pasi kishte vendosur personalisht me Bjarke Ingelsin dhe Shkëlqim Fushën se do ndërtonte një teatër me kulla, ai çoi përpara ligjin skandaloz special, që u hodh poshtë së fundi nga Kushtetuesja, por në fund u fsheh.

Gjykata Kushtetuese në sfondin e një drejtësie të tredhur

Kur erdhi puna që Këshilli i Ministrave ti’a kalonte për votim kuvendit këtë projektligj, Edi Rama nuk firmosi vetë, por ia la për siglim zv/kryeministres Senida Mesi.

Skaneri/ 11 mashtrimet e mëdha për shembjen e teatrit dhe ngritjen e kullave

Tani vendin e saj e mban Erion Braçe dhe VKM-në që bie ndesh me vendimin e kushtetueses Rama ia la për nënshkrim atij duke iu shmangur mundësisë së një përgjegjësie të ardhshme.

©Lapsi.al



16 Comments

  1. Pse Rama i fshihet gjithmonë firmosjes së krimeve mbi teatrin?

    Breshka pergjigjet:
    -Eshte skuth!

    Peshku pergjigjet:
    -Eshte kusar!

    Zhaba pergjigjet:
    -Eshte kelysh kurve!

    E logico no!

  2. Mos firmosja nuk e ben te paster palloshin .
    Edhe nje kryemafioz nuk vret me doren e tij , vetem sa jep urdher.
    Vrssesi i vertete nuk eshte ai qe shkel kembezen , vrases eshte ai qe urdheron.

  3. YMER GELBAZA JA FUT KARIN NE BYTH BLEDI MANES FRROK CUPIT DHE LAL DHJERIT thotë:

    EDHE YMER GELBAZA KELLIRA JA PUBLIKOJ DOSJEN SE SI KRISTAQ RAMA JA PALLOJ GRUAN EDI RAMES DHE NUK E PADITI HAHHA SE YMERI E KA DOSJEN ORIGJINALE HAHAH

  4. Ehiu akoma me teatrin na lodhet. Teatri teatri si papgaj na cmendet. Te bejne nje te ri te bukur e te bihem rehat

    1. Nuk eshte ceshtje teatri se po te donin e ndertonin por do te “kullezojne” cdo cm toke sic po hedh shtat kulla pas sahatit. Dhe per me teper, me teatrin kane bere shkelje dhe keta jua tha gjykata kushtetuese. Eshte ceshtje si funksionon shteti e jo harbuteria o shoqja Lenka, me fal Alma.

    1. KUR JUA JA CAKTUAR DITEN E RROGES PARTIA MOJ ALMA?
      KOMUNISTI PER PARTINE PERVEÇSE JETEN JEP EDHE BYTHEN , MJAFTON NJE RROGE.

  5. Me te vertet shumica qe komentojne jan te paditur te pa shkolluar ! VKM edhe pse i firmos ÇITA Braçe qe eshte byth lepires dhe injorant ku e ben me marr noj lek,ato jan te percaktuar me kushtetute, ku dhe ai Palloshi i gjate do ket probleme me shume se keta byth qirat qe firmosin per me i mbajte ne pune ! Prit se do tu vij dita mund te vonoj pak por kjo do ndolli me siguri dhe do ta shohim kur Rama do marrin denimin ma te madh

  6. Karin në bythë do e marrin të gjithë,po sa më i gjatë fyelli aq më të madh do e hajë në bythë…
    Pallma e Ramës do i shkojë në qiell!
    Nesër …..

  7. Nje tjeter arsye qe Rama nuk firmos, eshte dhe vija e kuqe, qe SHBA po ju tregon qeveritareve shqipetar, qe abuzojne me pushtetin, eshte vendimi ndaj Sali Berishes kur e analizoj per te koruptuar. Dhe vija e kuqe nuk lidhej me vjedhjet direkt por se ke lejuar te vidhet se te interesonte ty.

  8. Te themi qe shteti eshte në kolaps eshte pak. Institucionet qe nuk respektojnë ligjin e aq më tepër vendimin e Gjykatës Kushtetuese…..cfare mund të thuhet?! Do vije dita edhe per këta FELLIQESIRA si erdhi edhe per baballarët e tyre.

  9. Nuk eshte e vertete. Narkomani me citjane dhe Lali bytha i bejne keto levizje per te miren e artit dhe te popullit. Gati 1 vit e gjysem qe u prish dhe nuk kane vene nje tulle akoma sepse po mendojne si ta bejne sa me te bukur per ne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *