• |
ide | kryesore

Situata me plehrat/ Qeveria i vjen në ndihmë Bashkisë së Durrësit

-Instant, Lajme, Të fundit



Qeveria i ka dhënë mbështetje financiare Bashkisë Durrës për menaxhimin e mbetjeve, pas situatës kaotike të krijuar kohët e fundit. Pas situatës së rëndë të krijuar, qeveria ka vendosur të miratojë kërkesën e bërë nga Bashkia e Durrësit për mbështetje financiare për menaxhimin e mbetjeve të paraqitura mbi bazën e studimit të tregut dhe gjetjes së zgjidhjes më të mirë financiare për trajtimin e mbetjeve urbane në përputhje me standardet e menaxhimit të integruar të mbetjeve, sipas legjislacionit në fuqi për këtë qëllim.

Po kështu sipas VKM-së, duke filluar nga viti 2022 dhe në vazhdim, pjesa e financimit për menaxhimin e mbetjeve nga buxheti i shtetit do të jetë pjesë e dokumentit të programit buxhetor afatmesëm dhe ligjit vjetor të buxhetit.



2 Comments

  1. Rama si deputet i Durresit vetevulos urdhra qe Qeverriu te beje ne Durres punet qe jane kompetence Bashkiake Vendore. Madje jo si perjashtim nje rast i veem, por ne vazhdimesi gjate gjithe viit e ardhshem.

    Per diegiet e pyjeve qe po ndodh mbare vendin, zgjidhjen jua ka lene vendoreve, Qeverriu heq bythen menjane.

    1. Ça thu mer pall
      Deputeti i zones e??!??
      Shef lajme ti apo hic fare….na la ai pa landfill se do “rindertonte Durresin” mbi landfill pas termetit bashk me tigrin
      Po pastaj e zuni pertesa edhe rindertoi vetem ca deshi lali Eri pastaj ja futi me pushime ne Vlore ku i rreh zëmbra
      Edhe kto lek se mos jan per ne…jane per inceneratoret e rilindjes se ne landfillin e kishim se ashtu zhyt ne plehra na kishte lon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *