• |
ide | kryesore

Trualli Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë Tiranë, Vokshi: Akt poshtërues për qytetarët dhe Gjykatën Kushtetuese

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka reaguar pasi sot u vendos që prona e Teatrit Kombëtar t’i kalojë Bashkisë Tiranë. Deputetja e zgjedhur nga radhët e PD Albana Vokshi shkruan në një postim në Facebook se ky është një akt poshtërues ndaj qytetarëve dhe Gjykatës Kushtetuese, “pasojë e tjetërsimit të votës më 25 prill.” Vokshi i bën thirrje SPAK mos sillet më, sipas saj, si vegël në duart e kryeministrit, “por ta nxjerrë atë bashkë me Veliajn para drejtësisë.”

POSTIMI I ALBANA VOKSHIT NË FACEBOOK

“Vendimi i qeverisë për të kaluar tokën e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës është një akt tjetër poshtërues për qytetarët dhe Gjykatën Kushtetuese. Vendimi i pak javëve më parë nga Gjykata Kushtetuese thotë qartë se vendimi i qeverisë i një viti më parë për të kaluar Teatrin në pronësi të Bashkisë së Tiranës ishte antikushtetues, në dëm të trashëgimisë kulturore kombëtare. Vendimi do të thotë se Edi Rama nuk pyet për institucionet e reja të drejtësisë, kur vendimet e tyre pengojnë planet e tij korruptive me tokën e Teatrit Kombëtar. PD e ka thënë që prej ditës së parë se Edi Ramës, nuk i intereson një Teatër i ri Kombëtar, por vetëm trualli i tij, të cilin e sheh si burim për të përfituar para dhe pasuri të paligjshme. Kalimi ne pronësinë e Bashkisë së Tiranës i truallit të Teatrit Kombëtar është pasojë e tjetërsimit të votës së qytetarëve. Një kryeministër si Edi Rama, pushteti i të cilit buron nga masakra elektorale e 25 prillit, ka për të marrë gjithmonë vendime kundër interesit të qytetarëve. Në vend të një kryeministri, vendi do të sundohet nga një politikan që del mbi gjykatat dhe mbi ligjin.
Është koha që SPAK të mos provohet si vegël në duart e sundimtarit Rama. Është koha që Edi Rama dhe Erion Veliaj të dalin para drejtësisë dhe të ndalohet masakra tjetër me tokën e Teatrit Kombëtar!”



3 Comments

  1. Pse qenka akt poshterues per gjukaten kushtetuese ?
    Per disa qytetare eshte poshterues ,, kjo eshte e vertete.
    Por per Gj.K ?
    Ata ( PS) tani e beri sic e deshi Gj.K.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *