• |
ide | kryesore

Billie Eilish flet për raportin me Justin Bieber: Më ka ndihmuar shumë

-Instant, Paparazzi, Slider



Billie Eilish ka folur së fundmi për miqësinë e saj me këngëtarin Justin Bieber.

Gjatë  intervistës për “The Morning Mash Up” Billie ka zbuluar se Justin e ka ndihmuar për të përballuar famën.

“E dua shumë. Ai është një mik i mirë. Më ka ndihmuar shumë për të përballuar famën.Ai më telefonon ndonjëherë dhe thjesht më thotë gjëra që më bëjnë të ndihem mirë dhe sikur dikush tjetër po kalon të njëjtën gjë si unë. Kështu që është shumë këndshëm që ta kesh mik”, deklaroi këngëtarja. Bieber ka folur shpesh  mbi  përgjegjësinë që ndjen ai vetë për të ndihmuar këngëtarët e rinj.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *