• |
ide | kryesore

“Grushti i shtetit Soros”/ Si e kontrollon miliarderi OKB-në përmes OJF-ve të tij

-Instant, Arkiva, Kryesore



Konspiracioni rreth figurës së George Soros nuk ka fund. Ai nuk ka të bëjë vetëm me një paranojë lokale, kur Sali Berisha e akuzon miliarderin spekulant të bursave, se ka luajtur rol në shpalljen e tij “non grata”, apo kur Ilir Meta e fajëson për qëndrimet që mbajnë diplomatët e SHBA.

Nga kryeministri hungarez Orban e deri tek ish presidenti amerikan Trump janë të shumtë ata që kanë parë gjithmonë pas krijuesit të Fonadacionit për Shoqëri të Hapur një komplotues kundër shteteve sovrane në favor të një qeverisjeje globale.

The Washington Times: Presioni ndaj Blinken mbi dyshimet e lidhjeve të Sorosit për shpalljen non grata të Berishës

Në këtë armatë renditet edhe e përjavshmja franceze “Valeurs Actuelles”, që mbron idetë populiste të së djathtës radikale.

Kjo revistë i ka kushtuar këtë javë një investigim të gjatë mënyrës se si përmes OJF-ve të kontrolluara prej tij, Soros ka arritur të ndikojë OKB-në. Lapsi.al e ka lexuar këtë shkrim të gjatë dhe po sjell një ekstrakt të tij. Aty tregohet me dëshmi, se si interesat private janë infiltruar në rangjet më të larta të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në nivel global, tek “Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut”.

Për të kuptuar më mirë sfondin e këtij investigimi revista bën një pasqyrë të funksionimit të OKB-së e cila konsiston në tre shtylla: siguria, zhvillimi dhe të drejtat e njeriut. Një nga aspektet e kësaj të fundit është edhe investigimi i problemeve me të drejtat e njeriut shtete të veçanta. Për këtë qëllim, “Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut” dërgon në këto vende emisarë specialë. Ata nuk janë punonjës të OKB-së, por specialistë të fushave të tyre, të cilët marrin një fond nga OKB dhe pastaj kanë të drejtën të ngrenë vetë fonde të tjera për të vijuar misionin e tyre.

Pikërisht këtu hyjnë në lojë OJF e Soros, të cilat nisur nga parimi se e vërteta ndikohet nga ai që paguan më shumë, i financojnë këto projekte që pastaj përmes vulës së OKB marrin forcën politike të përcaktimit të të drejtëve të njeriut në një shtet të caktuar.

Portret i Xhorxh Soros/ Si po dështon projekti i Shoqërisë së hapur

Shkrimi i “Valeurs Actuelles” që Lapsi.al e ka lexuar bazohet në një raport të juristit konservator, Grégor Puppinck (foto poshte), i cili është drejtor i Qendrës Evropiane për Ligj dhe Drejtësi (ECLJ). Në hyrje të raportit të tij ai parashtron si funksionon skema e influencimit.

“Në epokën e globalizimit,” shkruan ai, “qendrat vendimmarrëse po largohen nga popujt dhe kryeqytetet e tyre historike për t’u përqëndruar në disa kryeqytete të reja të qeverisjes botërore…Ndërsa fuqia lëviz ajo ndryshon edhe natyrën e saj: ajo synon të jetë globale dhe për këtë arsye do të shkëputet nga varësia prej sovranitetit të popujve të veçantë. Në këtë kontekst të globalizuar, shumica e Shteteve janë aktorë lokalë, të kufizuar nga natyra dhe pa mjete të mëdha; përkundrazi, kompani të caktuara dhe fondacione private janë lojtarë globalë me burime të konsiderueshme, të çliruar nga burokracia administrative dhe demokratike”.  Këto OJF dhe organizma ndërkombëtare plotësojnë dhe ndihmojnë njëra tjetrën thotë ai: “OJQ –shërbejnë si leva që i mundëson organizmave ndërkombëtarë të veprojnë në shtete të veçanta, ku ato mbledhin të dhënat dhe bëjnë kokluzionet. Më pas organizatat ndërkombëtare e përkthejnë në mesazh politik përfundimin që kanë nxjerrë OJF-të”.

Zbulohet dokumenti/ Pas mini Shengenit qëndron Soros

Pra, sipas “Valeurs Actuelles”, ajo që revista e konsideron si grusht shteti të fondacionit Soros, konsiston në tentativën e Organizatave Jo Fitimprurëse të financuara prej tii për tu infiltruar në OKB duke shmangur kështu nga vendimmarrja shtetet sovrane. Dhe siç u shpjegua më sipër kjo realizohet përmes emisarëve specialë të OKB-së që inspektojnë një shtet të caktuar.

Po cili është qëllimi i sistemit të procedurave speciale dhe i dërgimit të këtyre emisarëve? Sipas Kofi Annanit, ish sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara ato janë “margaritarët e kurorës së sistemit ndërkombëtar të mbrojtjes së të drejtave të njeriut”. OKB-ja merr rreth 600 kërkesa në vit pëmes të cilave asaj i kërkohet të analizojë faktet në një vend të veçantë dhe t’u bëjë rekomandime Shteteve për të korrigjuar situatën. Ky mekanizëm është shumë i gjerë, pasi i lejon çdo individi të ankohet për secilin shtet në botë. Ato përfshijnë çështje si të drejtat për ushqim, arsimim, diskriminim kundër grave dhe vajzave, liria e fesë ose besimit, të drejtat e migrantëve, fëmijëve, dhuna dhe diskriminimi për shkak të orientimit seksualiteti dhe identiteti gjinor, format bashkëkohore të racizmit, ndalimi arbitrar, zhdukjet me forcë, etj. Pikërisht për këto tema inestigojnë në shtetet sovrane emisarët specialë të OKB-së.

Shkrimi i revistës franceze që lexoi Lapsi.al, ka zbuluar se një pjesë e madhe e këtyre emisarëve ose janë ish punonjës apo drejtues të OJF-ve të Sorosit, ose janë financuar në misionet e tyre nga Fondacioni për Shoqëri të hapur. Kështu Sorosi ndikon direkt në raportet përfundimtare të OKB-së për të drejtat e njeriut. Dhe për të kuptuar influencën që një gjë e tillë ka duhet ditur se këto raporte me vulën e Kombeve të Bashkuara shërbejnë si referenca juridike në mbarë botën. Për të dhënë një shembull: Gjykata Europiane e të drejtave të njeriut në Strasburg, përmend në 14 nga vendimet e saj një nga raportet e emisarëve specialë të OKB-së.

Kjo nuk është hera e parë që revista “Valeurs Actuelles” dhe juristi Grégor Puppinck denoncojnë tentakulat e Sorosit.

Në Shkurt 2020, disa javë para se koronavirusi të pushtonte kontinentin e vjetër ata publikuan një studim tregonte se një pjesë e madhe e gjyqtarëve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, vinin direkt nga rrjeti i OJQ -ve të Fondacionit për Shoqëri të hapur. Madje këta gjyqtarë kishin qenë edhe në konflikt interesi sepse kishin gjykuar kazuse të ngritura nga organizatat për të cilat patën punuar më parë.

©Lapsi.al/ Burimi: Valeus Actuelles



22 Comments

    1. E ke gabim. Jo VK.
      Janë të mirëorganizuar dhe të mirëfinancuar.
      Janë të rrezikshëm
      Kanë objektiva të qartë dhe plan konkrete sesi të arrihen objektivat

      Shembull konkret??? Ka plot. Psh:
      Gjyqtari nga shqipëria në gjykatën europiane, është punonjës i osfa..shoqëria e hapur…në të tërë karrierën e tij.

      Si investim.i shoqatës ai do të mbrojë interesat e saj dhe jo parimet ndërkombëtare apo interesat e vendit që i takon posti. Rama këmbënguli disa herë me kandidatët derisa ky u pranua.

      Soros e bën për pushtet dhe pë para. Para kanë plot. Soros nuk është i vetëm. Ai përfaqëson një grup të pasurish.

      Patjetër, që ka dhe rryma të tjera, ka dhe aktorë të tjerë

      Por soros është faktor vendimtar në europën juglindore dhe atë lindore, është aktor me peshë dhe në USA.

      Pra aspak injorim por vëmendje dhe kujdes pasi në ditët e sotme, ky mekanizëm apo ky virus ka aleatë në çdo cep të europës dhe botës

      Rreziku është i pranishëm ,i prekshëm dhe i vërtetë

      Në planin shqiptar, të papërfillshëm dhe të nënshtruar.
      Duhet kujdes zgjuarsi dhe rezistencë, pasi pala tjetër dmth rama dhe kimetja, kanë shumë pushtet.

      Ekuilibri është i prishur në partinë demokratike të amerikës , krahu majtist është në avantazh. Ne usa nuk është situatë e lehtë, ka shumë pasiguri dhe shplarje masive truri nga mediat dhe rrjetet sociale

      Sfidë për njerëzimin.

  1. E thene hapur, organizmet nderkombetare veprojne nen regjine e Soros. Nese Soros vendos te promovoje Serbine dhe te atakoje Kosoven, kjo do te ndodhe. Nese Soros vendos se ne pushtet ne Shqiperi duhet te rrije Rama, kjo do te ndodhe. Luli mund te behet ndonje dite kryeminister, por gjithmone kur ta doje Soros. Vota dhe deshira e shqiptareve pak rendesi ka. Pak rendesi ka edhe se cfare demi iu vjen shqiptareve nga qeveria aktuale. Rendesi ka qe Berisha, i cili iu be pengese Sorosit, te largohet nga skena politike, per ato cfare po ben Rama. Kim me shoke, nuk jane vecse ingranazhe te vogla te makinerise e cila vihet ne pune nga Soros. Por edhe vete Soros, ka mbi krye dy apo tri familje qe punojne ne hije dhe qe japin urdhra. Shkurt, ky eshte Rendi i Ri Boteror. Disa multimiliardere promovojne idete e majta (!!!) thjesht sepse keshtu bejnr me shume njerez per vete, dmth mashtrojne me shume njerez.

    1. Berisha nuk iu be pengese Sorosit, ne rastin me te mire Berisha ka bere pakt me Sorosin, ne rastin me te keq Berisha eshte ushtar i tij.
      Nuk shpjegohet ndryshe fakti qe Berisha mori Bashen nga hici dhe e beri kryetar te PD, me qellimin e vetem qe Sorosi te kontrolloje si Poziten ashtu dhe Opoziten Shqipetare.
      Besoj se cdokush qe ka dy pare mend arrin qe ta kuptoj se Basha ka bere MAX qe PD te humbi zgjedhjet dhe Rama te forcoi pozitat e tij deri ne nivelin e Diktatorit.
      Tashme ai i ka te 3-ja pushtetet, ka qeverin, ka parlamentin, ka dhe gjygjsorin.

  2. Qe Sorosi (jo vetem ai personalisht, po i gjithe grupi qe perfaqson), nderhyn ne punet e Shqiperise dhe te gjith Botes, nuk eshte Konspiracioni, por eshte fakt. Vete ai e ka pranuar.
    Si e shpjegoni ju faktin qe Lali Eri dhe Rama takohen me cunin e tij a thua se e kane shok femijrie…

    ps. kur thuhet Sorosi duhet pasur parasysh i gjithe grupimi qe ai perfaqeson. Se nuk eshte Sorosi vetem nje person, po te ishte ashtu do i kishin fut nje plumb ne ball dhe do kishte shpetuar Bota me kohe.
    Sorosi eshte vetem maja e ajzbergut.

  3. Faleminderit lapsi për këtë botim rreth nje prej kriminelëve, mashtruesve dhe satanikeve më të mëdhenj të globit, Sorosit. Tentakulat e ndyra të tij janë futur thellë në Shqipëri, Amerikë, Evropë dhe botë.

    Pse nuk bëhet zhurmë më e madhe mediatike për OJQ e tij antishqiptare dhe individët e veçantë sorrosianë këtu që po e masakrojnë këtë vënd??!! Nxirrini me emra, se nuk është vetëm Rama, Veliaj, Basha, Kadilli, po ka edhe tradhtarë të tjerë vampirike dhe parazitë që e kanë shitur këtë vënd dhe që po e shker–ejne atë para mbrapa!!

    Dhe po afron dita qe këta luciferiane pa Zot te dënohen si nuk e kanë menduar asnjëherë ne egzistencën e tyre!

  4. rrota kari qe vertet besojne se Soros drejton OKB dhe departamentin amerikan te shtetit ,,,,,,,, dava cecenesh koketrashe

    1. Nuk e drejton si figure OKB dhe DASH, por aman si i paguan nën dorë, i ka futur në kthetra të gjithë. Mjafton të lexosh pak.

      Dhe tjetra, ty kush të paguan që të mbrosh atë maskara??!! Për sa e ke shitur menderen?! Kush është palla tani?

      1. the nomination process has been controversial as the Albanian government claimed to have vetted all three candidates, even though none of them actually passed the vetting procedure.

        1. The nominations’ process in Albania has always been intentionally one sided and the ‘vetting’ is just a big bullshit aimed at removing the opponents. But what do you expect when the opposition in Albania is dead and its prime leader is a traitor?!

          The country is well on its way to destruction.

  5. rrofte VETING-o. mos harroni se krimi me i madh shqiptareve u eshte bere nga gjyqtaret e prokuroret. gjykatat shqiptare kane qene qendra kriminale ku vidhej , shitej e blihej drtejtesia. ligji e prona. Padrejtesia e gjykatave i ka cuar shqiptaret ne vetegjyqesi. Na intereson sundimi i ligjit dhe as rama e as berisha, e as politika. Demokracia eshe sundim i ligjit dhe jo i partise dhe as individit.

    1. Most of the judges who were salaried employees or officials of NGOs-soros- come from Albania, Bosnia and Herzegovina, Bulgaria, Croatia, Hungary, Latvia and Romania.

      For example, in Albania, a poor and highly corrupted country, two of the three candidates for the judge election in 2018 were leaders of the Open Society Foundation. One of them was elected. The Open Society Foundation has invested more than $ 131 million in this country since 1992.

      1. Judge Pavli, a former student of the Central European University, ” universiteti i soros” was a lawyer with the Open Society Justice Initiative from 2003 to 2015 and then director of programs of
        the OSF for Albania from 2016 to 2017.

  6. E keqja më e madhe është piramida e nënshtrimit që ai ka krijuar në PD. Pas 26 vjetësh lider absolut, Berisha është investuar të pjellë, ushqejë dhe rrisë langonjtë e tij që lehin dhe kafshojnë me t’i urdhëruar “kape“! Me poste, me karriera, me privilegje. Ironia është se pikërisht në këtë oborr puthadorësh të Berishës, amerikanët janë vënë në kërkim të disidentëve që mund të dalin kundër Berishës,byrektore e puthadore hani mut salihu se Ai eshte laps tani qe amerika ja ka fut Prasin e lushnjes thelle atje ku nuk ka kthim pas

    1. Darian Pavli, was one of three candidates nominated by Albania. Out of the three Albanian candidates, Pavli and Sokol Berberi have both held leading positions in the Albanian organizations of the Open Society Foundation.

      Over the past 25 years, Soros has invested US$130 million in Albania and his foundation has several offices there.
      SOROS finances the Albanian offices of Human Rights Watch and Amnesty International.

      1. the nomination process has been controversial as the Albanian government claimed to have vetted all three candidates, even though none of them actually passed the vetting procedure.

  7. aclj.org
    human-rights

    exposing-conflicts-of-interest-between-george-soros-funded-ngos-and-judges-on-the-european-court-of-human-rights-part-1

    part-2
    part-3

  8. Qysh prej fillimit ai ishte gjëja më e keqe që ka pjellë kombi ynë. As human as huge; as komunist as demokrat; as malësor as gangster; as i ditur as injorant; as islamik as perëndimor; as breshkë as ari… Një dyshe e neveritshme e ngjizur që prej fillimit: Berishë- Metë. Por koha i bloi siç bluan mulliri.

  9. “Në këtë armatë renditet edhe e përjavshmja franceze “Valeurs Actuelles”, që mbron idetë populiste të së djathtës radikale.”
    atëherë vari lesht këtij shkrimi!!
    më mirë dëgjojmë alfred cakon me xhing e maxhongët 10 km nën tokë se këta idiotë!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *