• |
ide | kryesore

8 persona të arrestuar në Tiranë, akuzohen për vepra të ndryshme penale

Arkiva, Lajme, Të fundit



8 persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit nga policia e Tiranës, për shkak se akuzohen për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Gj. D., 37 vjeç, pasi ka vjedhur biçikletën e shtetasit S. Ç. Gjithashtu, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 6 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. Xh., 42 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi u kap nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” me një shumë parash, të cilat dyshohet se i ka vjedhur në dritaren e banesës së shtetasit F. K.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. N., 40 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme në bashkëpunim me një shtetas tjetër(ende të paidetifikuar) i kanë vjedhur portofolin me forcë shtetasit S.S.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. B., 28 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Gj. N., 49 vjeç, A. A., 26 vjeç, B. D., 50 vjeç dhe F. V., 50 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *